Politike

Formula për KQZ ‘ngrin’ Këshillin Politik! Opozita i kërkon mendim PS-së, kërkon një ‘rrugë të mesme’: Pse e ref

17 Qershor 2020, 17:18 Nga DOSJA
Formula për KQZ ‘ngrin’ Këshillin Politik! Opozita i

TIRANË– Formula për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së dhe kohëzgjatja e mandatit të tyre ka shkaktuar një ‘ngecje’ të punimeve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Opozita jashtëparlamentare i kërkoi maxhorancës një formulë të re për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, e cila u bë publike edhe për mediat ditën e djeshme. Por përfaqësuesi i maxhorancës dhe njëherazi bashkëkryetari i Këshillit Politik, Damian Gjiknuri u shpreh se nga propozimi i opozitës dhe mënyrës sesi zgjidheshin anëtarët e KQZ-së me metodën e tanishme nuk kishte asnjë ndryshim.

Një ditë më pas, opozita i kërkon PS-së që të shpjegojë se me cilën pjesë të propozimit nuk është dakord dhe arsyet pse, në mënyrë që të bëjë një propozim alternativ, që përputhet edhe me marrëveshjen e 5 Qershorit. Kjo pasi opozita nuk pranon draftin aktual me pretendimin se PS përcakton emërimin e të gjithëve anëtarëve të KQZ nga qeveria dhe opozitës i hiqet çdo garanci ekzistuese, në lidhje me propozimet dhe vendimarrjen.

“Theksojmë se garancitë ekzistuese për procesin zgjedhor të tilla si vendimmarrja me shumicë të kualifikuar aktualisht në fuqi në Kod, duhet të ruhen dhe nuk mund të zvogëlohen apo hiqen. E kundërta do të përbënte një hap prapa në kohë dhe standarte. Është e pashpjegueshme sesi PS kërkon të zhbëjë garanci që ekzistojnë aktualisht në Kodin Zgjedhor, mbi përcaktimin konsensual nga KQZ të rregullave të garës elektorale,”- thuhet në përgjigjen e opozitës.

Duke theksuar se propozimi i saj është në përputhje me dakordësinë e 5 Qershorit, opozita i ka kushtuar rëndësi të posaçme formulës që garanton pavarësinë, njësoj si tek organet e drejtësisë, e dakordësuar me konsensus nga palët politike dhe e certifikuar edhe nga Komisioni i Venecias.

“E kemi të paqartë qëndrimin tuaj se kjo formulë e propozuar nga opozita për KQZ e cila është e njëjtë si ajo që përdorim për organet e reja të drejtësisë, sjell politizim ndërkohë që ju mbroni versionin se kandidatët për KQZ duhet të jenë propozime nga grupet parlamentare apo deputetë të veçantë, çka, në fakt, përbën politizim tërësor të kandidaturave,”-shkruhet në reagimin e opozitës, e cila tani pret nga PS shpjegime për refuzimin e kësaj formule dhe një propozim të ri.

Diskutimet dje u ndalën, pasi opozita jashtëparlamentare ka kërkuar që përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator dhe KAS të mos bëhet nga Parlamenti, por nga Avokati i Popullit! Në propozimin e opozitës kërkohet që në institucionin e AP të ngrihet një strukturë e posaçme me 5 anëtarë jo deputet, 3 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita e bashkuar! Ndërkohë që deri më tani është arritur dakordësi për financiomin e partive dhe identifikimin biometrik të votuesve. 

Këshilli Politik duhej që të mblidhej edhe sot, por formula e propozuar nga opozita ka ndaluar punimet. Gjiknuri është shprehur hapur kundër propozimit të opozitës jashtëparlamentare.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike formula per zgjedhjen e kqz keshilli politik reforma zgjedhore formula per zgjedhjen e kqz keshilli politik reforma zgjedhore

Sondazh

Poll