Aktualitet

Pronari e nxorri nga shtëpia se s’kishte paguar qeranë! Ekstradohet në Belgjikë, vrasësi me mbiemër Frroku, vrau në mes

17 Qershor 2020, 18:32 Nga DOSJA
Pronari e nxorri nga shtëpia se s’kishte paguar qeranë!

BELGJIKË-Një 24-vjeçar shqiptar i akuzuar për vrasje do të ekstradohet drejt Belgjikës. Robert Frroku u kthye në Shqipëri më 20 mars, kur kufijtë nuk ishin mbyllur ende.

Gjyqi ndaj tij ishte ndërprerë më 16 mars, por ai nuk kishte mundësi që të paguante qiranë dhe pronari e kishte përzënë nga shtëpia. Avokati mbrojtës është shprehur se kienti i tij nuk tenton t’i shmanget drejtësisë dhe synoi të kthehej më 17 qershor në Belgjikë, datë kur do të rifillonin gjyqet.

Klienti im qëndroi në Belgjikë në pritje të gjyqit. Ai ishte i pranishëm gjatë tre ditëve të para të seancës dëgjimore në Mars. Më pas gjyqi u ndërpre në 16 mars dhe ai e kishte të vështirë të paguante qiranë e tij dhe pronari e nxori jashtë. Ai nuk kishte ku të qëndronte në Bruksel, kështu që shkoi në shtëpinë e babait të tij në veri të Shqipërisë  “, tha avokati i shqiptarit.

Gjyqi ndaj tij është shtyrë në 29 qershor dhe autoritetet do të marrin masa që ai të kthehet në Belgjikë para kësaj date.

Historia

Frroku dhe 22-vjeçari Xhyljan Përdoda, i cili ndodhet në arrati, akuzohen për vrasjen me thikë të 35-vjeçarit Abdelaziz Bouhali, gjatë një përleshje në një bar në Bruksel më 11 gusht të 2016-ës. Shkak për vrasjen është bërë lufta për kontrollin e tregut të kokainës.

Pas vëzhgimit të kamerave dhe mbledhjes së dëshmive, hetuesit identifikuan si autor të vrasjes Frrokun. Ky i fundit u arrestua pas lëshimit të një urdhri arrest ndërkombëtar kundër tij më 19 gusht 2016 nga policia serbe. Më pas ai u ekstradua në Belgjikë.

Gjykata lëshoi urdhër arrest edhe për Përdodën si bashkëfajtor në vrasje, por ai është ende në kërkim. Sipas pamjeve të kamerave, viktima spërkati me spraj me piper Frrokun dhe më pas tentoi ta qëllonte me thikë. Shqiptari u kundërpërgjigj duke marrë një thikë nga lokali dhe duke e goditur Bouhali 20 herë, ndërsa Përdoda e qëlloi 7-8 herë.

Marrë nga 7Sur7

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet robert frroku shqiptari ekstradohet drejt belgjikes robert frroku shqiptari ekstradohet drejt belgjikes

Sondazh

Poll