Aktualitet

Arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, policia i gjen 141 doza me kanabis, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

17 Qershor 2020, 15:11 Nga DOSJA
Arrestohet 22-vjeçari në Tiranë, policia i gjen 141 doza me

TIRANË -Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar, i cili shpërndante kanabis me doza të vogla. Gjithashtu është shpallur në kërkim një 31-vjeçar me iniciale D.G.

Gjatë kontrolleve, policia gjeti 141 doza me kanabis. Mësohet se D.G. shpërndante lëndën narkotike në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Njoftimi i policisë

Tiranë. Finalizohet një tjetër operacion policor për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Arrestohet në flagrancë një 22-vjeçar që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike, si dhe shpallet në kërkim policor një shtetas tjetër. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 141 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende të tjera. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas merreshin me shpërndarjen në doza të vogla të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. M., 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi D. G., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë. mNga informacionet e marra dhe veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi D. G. merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit cannabis sativa, në rrugën “Kongresi i Tiranës” dhe në aktivitetin e tij kriminal ndihmohej nga shtetasi R. M. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 141 doza me lëndë narkotike cannabis sativa. mMaterialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, në ngarkim të shtetasve R. M. dhe D. G.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 22 vjecari me kanabis arrestohet 22 vjecari me kanabis

Sondazh

Poll