Politike

Opozita kërkoi takim për të diskutuar për formulën e KQZ-së re, Gjiknuri: Jam kundër propozimit, qartësoni idetë tuaja

17 Qershor 2020, 10:43 Nga DOSJA
Opozita kërkoi takim për të diskutuar për formulën e

TIRANË- Një ditë pasi u pa ndarja e parë në Këshillin Politik dhe palët u treguan optimiste, opozita kërkon sërish dialog në Këshillin Politik. Dy anëtarët e Këshillit Politik të opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë kërkuar që në orën 17:00 të mblidhet Këshilli Politik.

Opozita në kërkesën e saj është shprehur se kërkojnë që të diskuojnë për formulën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Menjëherë pas propozimit të PS-LSI ka ardhur një reagim nga Damian Gjiknuri, i cili përfaqëson maxhorancën. Në një reagim, Gjiknuri është shprehur se propozimi nuk mund të diskutohet në mbledhjen e radhës të Këshillit Politik. Më tej ai i ka kërkuar opozitës që të qartësojë pikat e tjera alternative që mund të zgjidhen dhe mos humbin kohë me debate të kota.

Nisur nga njoftimi juaj per mbledhje dhe nga diskutimet e djeshme per KQZ qendrimi i PS  eshte si me poshte: 1. Ne lidhje me propozimin per formulen e emerimit te KQZ si dhe mekanizmat e vendimarrjes qe propozuar u shprehem kunder dhe nuk mund te diskutohen me ne mbledhjen e radhes. E gjykojme nje propozim jashte marreveshjes dhe tradites parlamentare per rolin e Kuvendit ne zgjedhjen e KQZ. Per kete ceshtje do te diskutojme pasi te na sillni paraprakisht nje propozim tjeter qe respekton faktin qe Kuvendi eshte sovran ne zgjedhjen e organit te KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordesimet ne lidhje me emrat qe plotesojne kriteret dhe kane miratimin tuaj. Pra, e theksoj vetem nese sillni propozim te ri bazuar ne keto parime mund te vazhdoje ky diskutim.

2. Per pikat e tjera ju lutem specifikoni cilat jane ato perfshire propozimet alternative qe keni duke i derguar paraprakisht me qellim qe ti japim zgjidhje ne mbledhjen e radhes dhe mos humbim kohe me debate te kota. Pra, vetem pas ketij qartesimi mund te konfirmoj mbledhjen e radhes ne çdo kohe“, shkruan Gjiknuri. 

Një ditë më parë negociatat në Këshillin Politik kanë ngecuar. Pas arritjes së marrëveshjes së në 5 qershor, palët kanë treguar ndasitë. Diskutomet dje u ndalën, pasi opozita jashtëparlamentare ka kërkuar që përzgjedhja e anëtarëve të Komisionit Rregullator dhe KAS të mos bëhet nga Parlamenti, por nga Avokati i Popullit! Në propozimin e opozitës kërkohet që në institucionin e AP të ngrihet një strukturë e posaçme me 5 anëtarë jo deputet, 3 nga mazhoranca dhe 2 nga opozita e bashkuar! Rudina Hajdari braktisi mbledhjen dhe reagoi kundër anëtarëve të tjerë dhe tha së nuk po diskutohej për gjëra të rëndësishme.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arrihet marreveshja per zgjedhoren damian gjiknuri keshilli politik arrihet marreveshja per zgjedhoren damian gjiknuri keshilli politik

Sondazh

Poll