Politike

Opozita e re përçahet sërish, 5 deputetë takojnë veç Ruçin. Ja çfarë kanë kërkuar

17 Qershor 2020, 11:18 Nga DOSJA
Opozita e re përçahet sërish, 5 deputetë takojnë

TIRANË- Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka zhvilluar sot një takim me një grup deputetësh të opozitës së re. Mësohet se takimi është kërkuar nga deputetët dhe diskutimi është fokusuar tek Reforma Zgjedhore.

Në takim ishin të pranishëm deputetët Krenar Rryçi, Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, Vasil Steriovski, Zef Shtjefni. Ligjvënësit i kanë paraqitur Ruçit që kërkesa e tyre të përfshihen në diskutimet e Reformës Zgjedhore.

Ata kërkojnë sistem proporcional kombëtar, listave të hapura, heqjen e pragut elektoral, votimin e emigrantëve, identifikimin biometrik të votuesve, ndalimin e financimit të partive në fushatat zgjedhore nga buxheti i shtetit etj.

Nga ana tjetër Ruçi, i garantoi deputetët opozitarë se propozimet për nismat ligjore t’i formulojnë e t’i paraqesin dhe ato do të diskutohen në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, në komisionet e Kuvendit dhe në seancë plenare.

Deputetët që u takuan me Gramoz Ruçin, dy ditë më parë njoftuar tërheqjen nga nisma e Myslim Murrizit për rishikimin e dy neneve në Kushtetutë. Deputetët që janë dhe kryetar partish janë shprehur se ata kërkojnë ndryshim të sistemit dhe jo vetëm dy pikat që janë bërë me dije nga Murrizi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gramoz ruci opozita e re me ruçin reforma zgjedhore gramoz ruci opozita e re me ruçin reforma zgjedhore

Sondazh

Poll