Aktualitet

Drejtoresha e Open Data: ‘Rozafa’ mori 91 mijë e 761 metra katrorë asete shtetërore për tre euro, dokumenti ku përfitoi

17 Qershor 2020, 14:59 Nga DOSJA
Drejtoresha e Open Data: ‘Rozafa’ mori 91 mijë e 761 metra

TIRANË– Drejtoresha e Open Data, Aranita Brahaj ka publikuar një listë me bizneset që kanë përfituar nga programi “Albania 1 euro”. Në një status në profilin e saj në Facebook, Brahaj shkruan për bizneset që kanë përfituar nëpërmjet këtij akti normative që jeo asete shtetërore, me një qira simbolike prej 1 euro, të destinuara për zhvillim ekonomik dhe punësim.

Krahas statusit, ku ka vënë edhe foton e “Open corporates”, Brahaj ka lënë edhe linkun me bizneset që janë zhvilluar përmes këtij programi, dhe të gjitha rezultojnë në pronësi të kompanisë “Rozafa”, të cilën e zotëron biznesmenit Gjergj Luca.

Brenda linkut listohen edhe bizneset në qytete të ndryshme të Shqipërisë, që në total janë 91 mijë e 761 metra katrorë. Të gjitha këto, Luca i ka marrë për vetëm 3 euro, pas ka përfituar tre kontrata me nga 1 euro.

Statusi i plotë i Aranita Brahaj

Cilat janë kompanitë e biznesit që kanë përfituar nga programi Albania 1 Euro? Sa prej tyre kanë fituar statusin e një investitori në Fabrikat e përpunimit të peshkut dhe paketimin? (shiko tre Vendimet e Këshillit të Ministrave – miratimi i kontratave) http://www.opencorporates.al/sq/nipt/K48130547V. A e ka vlerësuar qeveria shqiptare ndikimin e duhur mjedisor gjatë shndërrimit të reparteve ushtarake dhe ish fabrikave në fabrikat e përpunimit të peshkut?

Cilat janë kompanitë e biznesit që kanë përfituar nga programi Albania 1 Euro? Sa prej tyre kanë fituar statusin e një investitori në Fabrikat e përpunimit të peshkut dhe paketimin? (shiko tre Vendimet e Këshillit të Ministrave – miratimi i kontratave) http://www.opencorporates.al/sq/nipt/K48130547V. A e ka vlerësuar qeveria shqiptare ndikimin e duhur mjedisor gjatë shndërrimit të reparteve ushtarake dhe ish fabrikave në fabrikat e përpunimit të peshkut? Korporatat e Hapura Shqipëri ka përgatitur disa pasaporta me informacione, dokumente dhe të dhëna për kompanitë e biznesit që kanë përfituar nga qiraja simbolike 1 Euro e aplikuar për asete shtetërore të destinuara për zhvillim ekonomik dhe punësim. Në dispozicion nën Seksionin 1 Euro Albania http://www.opencorporates.al/sq/nipt/K48130547V. Akti Normativ Nr. 4, datë 9.07.2008 i Këshillit të Ministrave rregullon procedurën e vënies në dispozicion të pasurive publike (tokë, ndërtesa, lagje, bimë dhe fabrika) për bizneset që kanë një plan biznesi dhe kapacitete.

Përmbledhja e të dhënave për programin “Albania 1 euro”.

Më datë 29.03.2017, me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 266, u miratua lidhja e kontratës së qirasë, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “ROZAFA” SHPK si qiramarrës për pasurinë “Objekte dhe truall, të Agjencisë së Rezervave Materiale të Shtetit Labinot, Elbasan (pjesa e mbetur) ”, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, Drejtorisë Rajonale të Rezervave të Shtetit Elbasan, me sipërfaqe të përgjithshme 52 514 (pesëdhjetë e dy mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë) m 2 , nga e cila 11 659.63 (njëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e nëntë pikë gjashtëdhjetë e tre) m2 sipërfaqe e objekteve dhe 40 854.37 (dyzet mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër pikë tridhjetë e shtatë) m 2, sipërfaqe funksionale.

Më datë 25.07.2019, me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 526, u miratua lidhja e kontratës së qirasë, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “ROZAFA” SHPK si qiramarrës për pronën nr. 338, me emërtim “Ish Reparti Ushtarak nr. 5012/20”, me vendndodhje në Çekrez, Gramsh, me sipërfaqe të përgjithshme 28 960 m², nga ku sipërfaqe ndërtimore 4 185.48 m 2 dhe sipërfaqe funksionale 24 774.52 m2 , me nr. pasurie 257/1, z.k. 2167, në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, për një periudhë 20 vjet.

Më datë 30.10.2019, me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 701, u miratua lidhja e kontratës së qirasë, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “ROZAFA” SHPK si qiramarrës për pasurinë shtetërore “Sektori autopark, ish-Parku i Minierës së Hekur-Nikelit, Përrenjas”, me sipërfaqe të përgjithshme 10 287.3 m 2 , nga ku sipërfaqe ndërtimore 1 090.5 m2 dhe sipërfaqe funksionale 9 196.8 m2 , me numër pasurie 4/240, zona kadastrale 2924, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes Industriale nr. 1, Tiranë, për një periudhë 20 (njëzet) vjet.

LEXO TË PLOTË

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aranita brahaj gjergj luca rozafa aranita brahaj gjergj luca rozafa

Sondazh

Poll