Aktualitet

U prekën nga COVID-19, sanitaret fusin në karantinë maternitetin e Vlorës

17 Qershor 2020, 14:46 Nga DOSJA
U prekën nga COVID-19, sanitaret fusin në karantinë maternitetin

VLORË-Pas lehtësimit të masave ndaj COVID-19, numri i të prekurve në të gjithë qytetet e Shqipërisë është rritur. Së fundmi mësohet se dy sanitare të maternitetit të Vlorës janë konfirmuar pozitive. Gjithashtu i gjithë personeli i maternitetit është karantinuar, në pritje të përgjigjeve të tamponëve.

Aktualisht në Vlorë janë 7 raste aktive, nga 608 në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 50 raste të reja, nga 333 të testuar. Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar. Që nga nisja e pandemisë deri sot janë shënuar 1722 të infektuar dhe kanë humbur betejën me sëmundjen 38 pacientë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne maternitetin e vlores materniteti i vlores koronavirusi ne maternitetin e vlores materniteti i vlores

Sondazh

Poll