Aktualitet

Protestuan kundër konsullit grek në Gjirokastër, ISHSH gjobit me 50 mln lekë “Djemtë e Labërisë”

17 Qershor 2020, 14:37 Nga DOSJA
Protestuan kundër konsullit grek në Gjirokastër, ISHSH gjobit me

GJIROKASTËR– Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur me 50 milionë lekë gjobë (të vjetra) shoqatës “Djemtë e Labërisë”, të cilët tubuan sot kundër konsullit grek në sheshin “Çerçiz Topulli”.

Paraditen e sotme, protestuesit kanë kërkuar largimin e konsullit grek Lambros Kakkisis, duke pretenduar se kanë cënuar të drejtat e shqiptarëve në Greqi. Gjatë protestës, ata bënë dhe një kërkesë në Drejtorinë Vendore të Gjirokastrës për tubimin megjithatë nuk morën leje.

Edhe pse kryeministri Edi Rama përsëriti sërish që të mos lejoheshin më tubimet publike, sërish “Djemtë e Labërisë” dolën të protestonin. Për këtë arsye u shoqëruan 11 persona.

Kjo protestë erdhi fill pas një video së publikuar nga minoritet grek në Sarandë, ku shfaqet duke u djegur flamuri shqiptar. Ky veprim i bë nga Manolis Vito, minoritar grek nga fshati i Finiqit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ishsh lëvizja 'djemtë e labërisë' proteste ne gjirokaster ishsh lëvizja 'djemtë e labërisë' proteste ne gjirokaster

Sondazh

Poll