Bota

Polici e ngatërron me kriminelin, vritet gabimisht futbollisti 16-vjeçar në Meksikë

17 Qershor 2020, 13:56 Nga DOSJA
Polici e ngatërron me kriminelin, vritet gabimisht futbollisti

MEKSIKË– Një  ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksisë ku një futbollist 16-vjeçar është vrarë gabimisht. Oficeri i policisë ka qëlluar gabimisht mbi  16-vjeçarin Aleksandër Martinez, pasi e kishte ngatërruar me një kriminel.

Futbollisti amerikan ndodhej nga Karolina e Veriut u zhvendos para pak kohësh në Oaxaca të Meksikës, duke shpresuar se do të luante në divizionin elitar në atë vend.

Mësohet që Aleksandri u vra nga një oficer policie, i identifikuar si Sergio, dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur kur 16-vjeçari ishte pranë një lokali, ndërkohë që priste të merrte   ushqimin e tij.

Në përpjekje për të ndalur kriminelin, polici qëllon gabimisht mbi Aleksandër duke e lënë të vdekur në vend. Por shokët e ekipit ku bënrte pjesë adoleshenti bënë të mundur që ai të “realizonte golin” e fundit në jetën e tij.

Njëri prej shokëve e goditi topin fuqishëm në drejtim të arkivolit të Aleksandër, teksa në portë qëndronte një mik i tyre i përbashkët. Kur topi arriti në rrjetë, të gjithë miqtë bashkohen së bashku dhe përqafojnë arkivolin e mikut të tyre të ndjerë, që u nda nga jeta para kohe.

Burimi: TheGuardian 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksandër martinez aleksandër martinez

Sondazh

Poll