Bota

Australia, kontinenti që do t’i mbajë kufijtë e mbyllur deri në vitin 2021 si shkak i Covid-19

17 Qershor 2020, 13:26 Nga DOSJA
Australia, kontinenti që do t’i mbajë kufijtë e mbyllur

AUSTRALIA– Koronavirusi ka bllokuar mbi 200 shtete në mbarë botën që prej muajit mars, duke vrarë mbi 400 mijë njerëz dhe ka infektuar mbi 8.2 milionë të tjerë. E ndërkohë që shumë shtete të prekura nga virusi, në Europë por jo vetëm po rihapen dhe po lehtësojnë masat, Australia është vendi i vetëm në botë që mund të mos hapet deri në vitin 2021.

Mediat e huaja shkruajnë se Australia ka gjasa mos të rihapë kufirin e saj për udhëtarët ndërkombëtarë deri vitin e ardhshëm, por do të kërkojë të qetësojë rregullat e hyrjes për studentët dhe vizitorët e tjerë afatgjatë, ka deklaruar Ministri i Tregtisë Simon Birmingham të mërkurën.

Pavarësisht se Australia ishte një ndër vendet që arriti të menaxhojë më së miri situatën e Covid-19, autoritetet atje besojnë se suksesi erdhi vetëm prej frenimit të udhëtimeve ndërkombëtare dhe rregullave të forta për distancimin shoqëror.

Birmingham tha se një rregull karantinë për kthimin e qytetarëve mund të zbatohet për studentë ndërkombëtarë dhe vizitorë të tjerë që planifikojnë të qëndrojnë për një periudhë të gjatë kohore. Ndërsa kthimi i studentëve ndërkombëtarë, mbetet ende një nxitje për universitetet që përballen me humbje të mëdha financiare me kufirin e mbyllur pasi arsimi ndërkombëtar është treguesi i katërt më i madh i këmbimit valutor të Australisë, me vlerë 38 miliardë dollarë.

Deri më tani Australia ka regjistruar më shumë se 7,300 raste të Covid-19 dhe 102 viktima si shkak i COVID-19.

Në këtë vend u shënua rritja e saj më të madhe ditore në infeksione të reja në më shumë se një muaj ditën e sotme, ku numri më i lartë është në Victoria, shteti i dytë më i populluar.

Në Victoria janë regjistruar 21 raste të reja në 24 orët e fundit, nga të cilat 15 janë udhëtarët e kthyer në karantinë, duke çuar numrin ditor me 22 raste.

Burimi: ABC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne australi koronavirusi ne australi

Sondazh

Poll