Bota

Veproi ndryshe nga çdo vend tjetër/ Numri i viktimave në Suedi nga koronavirusi shkon mbi 5 mijë

17 Qershor 2020, 13:38 Nga DOSJA
Veproi ndryshe nga çdo vend tjetër/ Numri i viktimave në Suedi

SUEDI– Ditën e sotme në Suedi kanë gjetur vdekjen si shkak i Covid-19 102 persona dhe janë infektuar të paktën  1.239 pacientë të tjerë.   Kjo është një rritje e ndjeshme ditore në Suedi, vend i cili ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës, me vendin e hapur ndërkohë  që e gjithë bota ishte izoluar.

Me këtë rritje sot Suedia ka tejkaluar shifrën e 5 mijë viktimave  dhe të infektuar numërohen  në total 54.562.

Kujtojmë se ky shtet tërhoqi vëmendjen e gjithë botës, për qasjen e përdorur në lidhje me menaxhimin e pandemisë. Ndryshe  nga çdo vend tjetër, Suedia nuk u karantinua.

Në fillim dukej se kishte sukses, por tashmë autoritetet kanë pranuar se ajo ishte një zgjedhje e gabuar. Kështu vdekjet për shkak të Covid-19, i kanë kaluar 5000,  me  një popullsi prej 10 milionë banorë, Suedia ka pasur një numër të lartë të infektuarish dhe viktimash, krahasuar me vendet fqinje. Por shkaku kryesor për këto shifra, mendohet të jetë mungesa e izolimit.

Burimi: thejakartapost

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne suedi koronavirusi ne suedi

Sondazh

Poll