Bota

Carlos Lehder, aleati Pablo Escobarit lihet i lirë pas 33 vitesh burg

17 Qershor 2020, 12:40 Nga DOSJA
Carlos Lehder, aleati Pablo Escobarit lihet i lirë pas 33 vitesh burg

SHBA– Carlos Enrique Lehder Rivas i njohur ndryshe me emrin “djali i kokainës” është lënë i lirë pas 33-vitesh.  Prej  vitit 1987 Carlos Enrique Lehder Rivas,  u ekstradua pas shumë vështirësish në në SHBA, por ai gjithmonë ka refuzuar akuzat e hedhura mbi të.  Fillimisht ai u dënua me 137 vjet burg, por më pas dënimi i tij u ul në 55 vite kur vendosi të bashkëpunojë dhe të hyjë në Pogramin e Mbrotjes së Dëshmitarëve.

Sot ai është një 70-vjeçar dhe ka  mbërritur në Berlin, ku edhe ka vendosur të jetojë duke përfituar nga kombësia e fituar falë babait të tij gjerman, i cili ishte një sipërmarrës që emigroi në Kolumbi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore ku u takua dhe u martua më pas me një vajzë të një familje të pasur.

Në fillim të viteve  ’70 ai  filloi karrierën e tij të gjatë me  kontrabandën e makinave dhe trafikimin e marijuanës, ndërkohë  që ishte në ShBA afër kufirit kanadez.

Por ai u arrestua ku më pas në burg u takua me George Jung, ku dhe  ky i fundit ishte në burg për shitje të lëndëve narkotike. Pas lirimit  Lehder shfrytëzoi aftësinë e Jungut i cili në të kaluarën kishtë transportuar marijuanë nga Meksika në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me aeroplan të vegjël.

Ndërkohë sipas mediave të huaja raportohet se Lehder vuri në praktikë të gjitha sekretet e shokut të tij të qelisë i cili i kishte marrë në shënim në një fletore si një nxënës i mirë.

Në bashkëpunim me Jung ai u përqëndrua në transportin e kokainës që kishte shpërthyer në atë kohë në tregun e drogës. Biznesi mes tyre ishte teje i suksesshëm, duke u mundësuar Lehder dhe Jung të blinin avion të tjerë më të cilët ngritën dhe flotën e parë të kontrabandës së drogës.

Kështu  emri i 70-vjeçarit u bë i famshëm në atë kohë dhe gjithashtu së bashku me Jung nga dy trafikant të vegjël droge arritën të ndryshonin botën e trafikut të drogës dhë të bënin histori. Në 1978 Lehder bleu një pronë në Cay të Norman një ishull i vogël që e transformoi në selinë e tij.

Ndërkohë më vonë ai u takua me Escobarin i cili u mahnit nga ajo çfarë kishte ndërtuar Lheder. Në këtë mënyrë u arrit partneriteti mes tyre që çoi në lindjen e kartelit Medellin.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota berlin carlos enrique lehder rivas pablo escobari berlin carlos enrique lehder rivas pablo escobari

Sondazh

Poll