Bota

Bilanc tragjik në Maqedoninë e Veriut/ 193 të infektuar dhe 9 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

17 Qershor 2020, 12:45 Nga DOSJA
Bilanc tragjik në Maqedoninë e Veriut/ 193 të infektuar dhe 9

MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut është një ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku fatkeqësisht me kalimin e ditëve janë parë më shumë raste të reja të të infektuarëve,  si edhe numri i viktimave.

Bilanci i sotëm ka qenë  edhe më i lartë, ku janë shënuar afro 200  raste të reja të cilat janë konfirmuar  140 në Shkup, 2 në  Kumanovë, 1 nga Dibra, 6 nga Shtipi, 19 nga Tetova, 5 nga Struga, 2 nga Velesi, 11 nga Ohri, 4 nga Gostivari, 1 nga Shën Nikolla dhe 2 nga Resnja.

Mes 9 viktimave të 24 orëve të fundit,  5 janë regjistruar në Shkup, 2  në Kumanovë, 1  në Tetovë dhe 1  në Ohër.

Maqedonia e Veriut vijon të mbetet një ndër vendet fqinje me rrezikshmërinë më të lartë sa i takon Covid-19. E lehtësuar nga masat e pandemisë, Qeveria e këtij shteti ka shpallur sërish gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka vendosur karantinën me detyrim, pasi javën e fundit bilanci ditor i rasteve të reja dhe viktimave ka qënë i lartë. Lajmi i mirë është se 1.783 pacientë janë shëruar që  prej fillimit të shpërthimit. Ndërkohë Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se do të hapen  kufijtë tokësorë, por do të rregulla të forta për të shmangur mundësitë e një përhapje masive të rasteve.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll