Bota

Vuçiç i prerë me palën kosovare para dialogut: Nëse vijnë në Washington për njohje të mos nisen fare

17 Qershor 2020, 13:24 Nga DOSJA
Vuçiç i prerë me palën kosovare para dialogut: Nëse

SERBI-Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka dhënë një mesazh palës kosovare, përpara takimit në Washington. Vuçiç ka deklaruar se nëse pala kosovare do të kërkojë njohjen, më mirë të mos niset fare, shkruan gazeta serbe Danas, njofton Insajder.

Ky reagim i Vuçiç erdhi pas pyetjes në lidhje me deklaratat e kryeministrit kosovar, Avdullah Hoti, se Prishtina zyrtare do të kërkojë njohjen e Kosovës nga Serbia. Presidenti Vuçiç ka thënë për mediat, se nuk e di se cilat do të jenë temat e takimi dhe përbërja e delegacionit serb. Megjithatë ai ka garantuar se në dialog do të mbrohen interesat e shtetit serb.

Nuk pres disa gjëra spektakolare. Pres një bisedë racionale. Këto janë pritjet e mia”, ka deklaruar ai. Serbia është e vogël për të komanduar në Shtëpinë e Bardhë, por është mjaft e madhe për të thënë se cilat janë interesat e saj, të cilat do t’i mbrojë”, u shpreh Vuçiç.

Ky i fundit u ka dhënë përgjigje kundërshtarëve të tij, për akuzat se po dëmton interesat e Serbisë, duke thënë se e ka marrë vendin nga humnera dhe tashmë respektohet nga të gjithë.

Serbia dhe Kosova do të rinisin dialogun në Washington më 27 qershor nën ndërmjetësimin e të dërguarit të presidentit Donald Trump, Richard Grenell. Ndërkohë nga ana tjetër, i deleguar i BE, Miroslav Lajçak, ka kërkuar që bisedimet të ndërmjetësohen nga Brukseli. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur në 2011-ën, me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Dialogu u ndërpre pas taksës 100% për mallrat serbe, të vendosura në fund të vitit 2018 nga Prishtina zyrtare.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic dialogu kosove-serbi aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll