Politike

Vendosi në favor të Veliajt, e njëjta gjyqtare nxorri fitues Ramën në gjyqin ndaj Berishës

16 Qershor 2020, 18:57 Nga DOSJA
Vendosi në favor të Veliajt, e njëjta gjyqtare nxorri fitues

TIRANË -Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fitoi sot gjyqin ndaj ish-deputetes demokrate, Jorida Tabaku. Sipas gjykatës, Tabaku ka shpifur në lidhje akuzat për devijimin e rrjedhës së Lanës me qëllim që të mbahej e paprekur prona e Edmon Begos, biznesmenit që PD e akuzon për lidhje të ngushta me deputetin socialist Taulant Balla.

Gjyqtarja që dha vendimin ishte Mariana Shegani (Dedi). Kjo e fundit është kandidate për të kaluar në sitën e vettingut. Po kjo gjyqtare ka marrë vendimin në favor të kryeministrit Edi Rama, në përballjen në gjykatë me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ish-kryeministri u dënua asokohe me 500 mijë lekë gjobë, për një shkrim në rrjetet sociale, ku thuhej se autoritetet gjermane kishin vënë nën hetim deputetin socialist, Taulant Balla

PD ndërkohë ka premtuar se do të ankimojë vendimin, ndërsa vetë deputetja Tabaku është shprehur se nuk do të tërhiqet nga e vërteta.

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denohet per shpifje jorida tabaku edi rama mariana shegani sali berisha denohet per shpifje jorida tabaku edi rama mariana shegani sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 16 Qershor 2020, 17:26

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e la të hapur mundësinë e rikthimit të karanti...