Politike

Në rrezik marrëveshja për KQZ? Opozita propozon tjetër formulë, Bylykbashi: Është bekuar nga ndërkombëtarët, duam t’

16 Qershor 2020, 18:19 Nga DOSJA
Në rrezik marrëveshja për KQZ? Opozita propozon tjetër

TIRANË– Opozita jashtëparlamentare ka propozuar një formulë të re për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së dhe organeve të saj të reja. Pas përfundimit të takimit të sotëm të Këshillit Politik, përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi u shpreh para mediave se formula e propozuar ishte “bekuar” nga ndërkombëtarët. 

Sipas tij, gjithçka bëhej që maxhoranca të mos kishte mundësi që të kapte KQZ-në, në mënyrë që institucioni të ishte i pavaruar. Në fjalën e tij, Bylykbashi u shpreh se propozimi do të bëhej shumë shpejt publik. 

“Dua të konfirmoj në emër të opozitës së bashkuar, i qëndrojmë pikë për pikë dokumentit të firmos në lidhje me identifikimit biometrik, ruajtjen e administratës nga politizimi dhe dakordësinë për një formulë të re në KQZ. Në këto kushte ne kemi propozuar për një formulë emërimi të mirëpranuar që sot është në kushtetutë. formulë që është bekuar edhe nga ndërkombëtarët, garanton shqyrtim të pavararur. Është kudnërshtuar nga maxhoranca pa asnjë arsyeti. Nuk i intereson sepse do kapjen e plotë të KQZ në të tre organet. Qëllimi i marrëveshjes është që garancintë ekzistuese për opozitën dhe interesin publik do të qëndorjnë por nuk do të shkojnë më pak. Refuzojmë dhe kërkojmë në mënyrë të verbër kapjen e të gjitha organeve. I dhamë kohë maxhorancës që ta studiojnë propozimin tonë. Opozita nuk ka asnjë përfitim, por hiqet mundësia që maxhoranca të përfitojë,”-tha Bylykbashki. 

Kjo deklaratë u bë pas mbledhjes së Këshillit Politik. Negociatat për kthimin në draft të marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore kanë ngecur. Opozita ka propozuar një mënyrë të re për të zgjedhur anëtarët e KQZ-së, ndërsa maxhoranca pretendon se është e ngjashme me formulën e tanishme. Rudina Hajdari u largua nga mbledhja një orë para se të përfundonte me pretendimin se nuk po diskutoheshin gjëra të rëndësishme.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik mblidhet keshilli politik 16 qeshor 2020 oerd bykykbashi reforma zgjedhore keshilli politik mblidhet keshilli politik 16 qeshor 2020 oerd bykykbashi reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 16 Qershor 2020, 17:26

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e la të hapur mundësinë e rikthimit të karanti...