TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e la të hapur mundësinë e rikthimit të karantinës nëse kemi rritje të numrit të personave të prekur nga COVID-19, ndërsa urdhëroi ndalimin e tubimeve politike.Në një postim në Twitter, Basha i ka kujtuar Ramës propozimet e PD për testim masiv, mbrojtjen e mjekëve dhe personelit shëndetësor, apo mbylljen e call center-ave, të cilat kryeministri nuk i mori parasysh. Sipas Bashës, kërcënimi më i madh për shëndetin dhe ekonominë e shqiptarëve është koronavirusi.
“Nëse Rama do të kishte bërë testime si në çdo vend tjetër, ne do ta dinim ku dhe si po përhapet koronavirusi. E kam ngritur këtë çështje me qindra herë, javë pas jave duke nënvizuar se testimi është element shumë i rëndësishëm edhe për strategjinë e daljes. I kërkova të mbrojë mjekët dhe personelin në spitalet e qendrat shendetesore, të mbyllë fasoneritë dhe call centers si vatrat më të mëdha që rrezikonin infektimin masiv, siç dhe ndodhi. Po ai nuk bëri asgjë. Propozuam edhe planin për një dalje sa më të lehtë për njerëzit nga karantina, pa rrezikuar shëndetin e tyre dhe duke mbështetur njerëzit në nevojë dhe ekonominë. Sepse shëndeti i qytetareve dhe ekonomia janë prioriteti absolut. ..dhe jo të siguronte testimet e duhura apo të mbështeste qytetarët në vështirësi dhe ekonominë në krizë të thellë. Sot të gjithë shqiptarët e kanë kuptuar se kërcënimi më i madh për shëndetin e tyre dhe për ekonominë e tyre është RAMAVIRUSI: ai është e keqja e vendit.”
Pak orë më parë kryeministri Edi Rama në një lidhje online nga zyra e tij reagoi në lidhje me shtimin e rasteve me COVID-19. Rama tha se vendi mund të mbyllet sërish nëse përkeqësohet situata, ndërsa urdhëroi ndalimin e të gjitha tubimeve politike. Kreu i qeverisë paralajmëroi ndëshkime edhe për qytetarët që nuk zbatojnë rregullat.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Deputetja Rudina Hajdari ka braktisur tryezën e reformës zgjedhore. Sipas saj prej dy orësh, palët po diskutojnë për tenderin e identifikimit biomet...
TIRANË -Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për tregjet e kapitalit. Kreu i Shtetit ka vlerësuar se aktualisht nuk janë përmbushur parakushtet ...
TIRANË- Tre grupet parlamentare opozitare kanë propozuar që deputeti Myslim Murrizi, të zëvendësojë Rudina Hajdarin, në tryezën e Këshillit Politik. Mësoh...
SHIJAK– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj janë njohur sot me procesin e shpërndarjes së granteve p...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ishte një ditë më parë në Fier ku dha lajmin e mirë për hapjen e By Pass-it të Fierit, rrugë e cila u kursen qytëetarëve që d...
TIRANË- Më shumë se tre orë diskutime rrezikojnë kthimin në pikën 0 të marrëveshjes për Reformën Zgjedhore. Palët e Këshillit Politik janë mbledhur sërish ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar në profilin e tij në Facebook, një denoncim për vjedhjet me tenderin për ilaçet. Sipas denoncimi...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në mbrojte të ish-deputetes së tij, Jorida Tabakut pasi kjo e fundit humbi gjyqin ndaj kryebashkiakut të T...
Politike16 Qershor 2020, 14:09
TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një komunikatë për qytetarët nga zyra e tij në Kryeministri ka folur për rritjen e rasteve të infektuara nga kronavirusi. ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në një komunikim me qytetarët, u ka kërkuar atyre që të respektojnë masat. Rama tha se ka shumë që thonë se s’ka virus, por s...