Politike

Meta kthen në Kuvend ligjin për tregjet e kapitalit: Nuk përmbush parakushtet për zhvillim të suksesshëm

16 Qershor 2020, 14:54 Nga DOSJA
Meta kthen në Kuvend ligjin për tregjet e kapitalit: Nuk përmbush

TIRANË -Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për tregjet e kapitalit. Kreu i Shtetit ka vlerësuar se aktualisht nuk janë përmbushur parakushtet për një zhvillim të suksesshëm të tregjeve të kapitalit. Më tej presidenti ka listuar edhe parakushtet për zhvillimin e suksesshëm të këtyre tregjeve.

Nga pikëpamja financiare, parakushtet për një zhvillim të suksesshëm të tregut të kapitalit privat, janë:

Politika e shëndoshë makroekonomike: Politika monetare racionale dhe politika të qarta të administrimit të borxhit për të siguruar lëvizjet e parashikueshme të normës së interesit;

Një kornizë e përshtatshme ligjore për të mbrojtur investitorët, një strukturë solide rregullatore dhe mbikëqyrëse për letrat me vlerë, miratimi i standardeve më të larta për cilësinë e informacionit dhe zbulimin publik, kontabiliteti i besueshëm, proceset e auditimit dhe qeverisja e shëndoshë e korporatave, si elementë të nevojshëm për të ndërtuar besimin;

Duhet të ekzistojnë ekonomi të shkallës që nevojiten për të zhvilluar një treg privat të kapitalit që ka nevojë për likuiditet dhe kërkon një vëllim të konsiderueshëm të investitorëve;

Investitorët vendas luajnë një rol kryesor për zhvillimin, dhe ekzistenca e fondeve të mëdha pensionale dhe fondeve të investimeve shoqërohet me tregjet e suksesshme të kapitalit privat.”, thuhet në njoftimin e presidencës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike meta kthen ligjin per tregjet e kapitalit presidenti ilir meta meta kthen ligjin per tregjet e kapitalit presidenti ilir meta

Sondazh

Poll

Politike 16 Qershor 2020, 14:09

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një komunikatë për qytetarët nga zyra e tij në Kryeministri ka folur për rritjen e rasteve të infektuara nga kronavirusi. ...