Politike

Propozimi i ri i opozitës për KQZ, Vasili: Nuk mund ta lëmë PS të prodhojë një 30 qershor të ri

16 Qershor 2020, 18:31 Nga DOSJA
Propozimi i ri i opozitës për KQZ, Vasili: Nuk mund ta lëmë

TIRANË- Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka bërë me dije se në mbledhjen e Këshillit Politik, opozita ka bërë një propozim të ri për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Vasili është shprehur se opozita nuk mund t’i lejojë Partisë Socialiste të përsëriste një 30 qershor të ri.

Propozimi i ngjashëm me mekanizmin që u ndërtuan institucionet e reformës në drejtësi dhe çuditërisht maxhoranca ka pranaur një formulë për organet në drejtësi nuk pranon reformën zgjedhore. Të gjithë garancitë riprodhohen ashtu sic janë. Në të tre korpuset e KQZ ruhet raporti 3 me 2 por nuk mund të bëhet 5-0 për PS. Nuk mundet që garancia të zhbëhet. Në tërësinë e saj, propozimi ynë garanton ekuilibrin në marrjen e vendimeve, ka 0 privilegje për opozitën, por nuk i jep mundësinë PS që të prodhojë një 30 qershor të ri” u shpreh Vasili.

Kjo deklaratë u bë pas mbledhjes së Këshillit Politik. Negociatat për kthimin në draft të marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore kanë ngecur. Opozita ka propozuar një mënyrë të re për të zgjedhur anëtarët e KQZ-së, ndërsa maxhoranca pretendon se është e ngjashme me formulën e tanishme. Rudina Hajdari u largua nga mbledhja një orë para se të përfundonte me pretendimin se nuk po diskutoheshin gjëra të rëndësishme.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mblidhet keshilli politik 16 qeshor 2020 petrit vasili mblidhet keshilli politik 16 qeshor 2020 petrit vasili

Sondazh

Poll

Politike 16 Qershor 2020, 17:26

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e la të hapur mundësinë e rikthimit të karanti...