Politike

Rudina Hajdari braktis tryezën e reformës zgjedhore: Kanë dy orë që shpenzojnë për tenderin e identifikimit biometrik

16 Qershor 2020, 17:01 Nga DOSJA
Rudina Hajdari braktis tryezën e reformës zgjedhore: Kanë dy

TIRANË-Deputetja Rudina Hajdari ka braktisur tryezën e reformës zgjedhore. Sipas saj prej dy orësh, palët po diskutojnë për tenderin e identifikimit biometrik dhe jo për gjëra të rëndësishme për qytetarët. Sipas saj, nëse vazhdohet me këtë metodë, i mbyllet dera çdo qytetari që ka besim te reforma zgjedhore.

Mbledhja nuk ka përfunduar akoma por kemi gati dy orë që shpenzojmë për tenderin e identifikimit biometrik. Nuk kam ardhur të merrem me tendera por për të përfaqësuar atë frymë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Është e pamunduar për të folur këtu për këtë gjë. Është e trishtë të ulen dhe të flasin për gjëra që nuk kanë rëndësi. Unë u largova nga ky takim dhe për të shpenzuar kohën time me qytetarët dhe jo me Këshillin Politik që diaskuton gjëra të parëndësishme. Nuk mund të vazhdojmë të flasim për gjëra që skanë rëndësi për qytetarët. Nëse do vazhdojmë me këtë metodë, po i mbylim derën cdo njeriu që ka besim në reformën zgjedhore“, tha Hajdari.

Por edhe pjesa tjetër  e mbledhjes nuk ka ecur mirë. Negociatat për kthimin në draft të marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore kanë ngecur. Opozita ka propozuar një mënyrë të re për të zgjedhur anëtarët e KQZ-së, ndërsa maxhoranca pretendon se është e ngjashme me formulën e tanishme. Rudina Hajdari u largua nga mbledhja një orë para se të përfundonte me pretendimin se nuk po diskutoheshin gjëra të rëndësishme.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mblidhet keshilli politik 16 qeshor 2020 rudina hajdari mblidhet keshilli politik 16 qeshor 2020 rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 16 Qershor 2020, 14:09

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një komunikatë për qytetarët nga zyra e tij në Kryeministri ka folur për rritjen e rasteve të infektuara nga kronavirusi. ...