Politike

Qeveria jep grante për rindërtimin në Shijak, kryebashkiaku Arbana mbush arkën, “korr” taksat e pambledhura që nga 2011

16 Qershor 2020, 15:29 Nga DOSJA
Qeveria jep grante për rindërtimin në Shijak, kryebashkiaku

SHIJAK– Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj janë njohur sot me procesin e shpërndarjes së granteve për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Procesi ka nisur sot me Bashkinë e Shijakut, ku drejtuesi i institucionit, Elton Arbana ka njoftuat se 8 muaj pas tërmetit, 315 qytetarë kanë tërhequr atë që iu takon nga shteti. Më tej, kryebashkiaku Arbana njoftoi se pa lidhur janë edhe 530 kontrata, por që do të përfundojnë të gjitha brenda kësaj jave.

Por cila është “kleçka”? Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Bashkia krahas dhënies së granteve ka nisur edhe të mbledhë të ardhura nga qytetarët nga ana tjetër.

Bashkia ka nisur që të kërkojë të gjitha taksat e papaguara që prej vitit 2011 duke ‘shtrënguar’ banorët që të ‘hedhin paratë’. Mesa duket ata që paguajnë të parët detyrimet, marrin më herët se të tjerët grantet e premtuara pas tërmetit.

Pagimi i detyrimeve ndaj shtetit nuk ka asgjë të keqe, por a mund të quhet ndihmë, kur Bashkia në një ‘dorë’ merr dhe në tjetrën jep.

A është bërë ndonjë vëzhgim nëse qytetarët kanë mundësi që të paguajnë taksat e prapambetura? Për më tepër pas dy goditjeve ekonomike që kanë pësuar qytetarët nga tërmeti dhe nga karantinimi prej pandemisë së COVID-19?

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama elton arbana grantet per rindertimin edi rama elton arbana grantet per rindertimin

Sondazh

Poll

Politike 16 Qershor 2020, 14:09

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një komunikatë për qytetarët nga zyra e tij në Kryeministri ka folur për rritjen e rasteve të infektuara nga kronavirusi. ...