Politike

Kaluan kufirin e qëndimin në Greqi prej pandemisë, Rama nxjerr LAJMËRIMIN: Gjobën ua paguan shteti, jam zotuar

16 Qershor 2020, 17:36 Nga DOSJA
Kaluan kufirin e qëndimin në Greqi prej pandemisë, Rama nxjerr

TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar qytetarëve të gjobitur në doganën greke për kalimin e afatit të qëndrimit në Greqi që të plotësojnë një formular në faqen e tatimeve. 

Me anë të një statusi në Facebook, Rama ka mbajtur premtimin e tij se të gjithë ata që ishin gjobitur para marrëveshjes me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, do të rimbursoheshin nga qeveria shqiptare.

“Të gjithë qytetarët që disponojnë dokumentin e pagesës së gjobës së autoriteteve greke për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit në greqi, janë të lutur të aplikojnë për rimbursimin: Si rezultat i mirëkuptimit të qeverisë greke dhe angazhimit personal të kryeministrit Mitzotakis, shqiptarët me leje të përkohshme qëndrimi nuk u penalizuan masivisht për shkeljen e pavullnetshme të afateve. Por sidoqoftë është verifikuar një numër i kufizuar rastesh kur janë vendosur gjoba dhe siç jam zotuar ato do të rimbursohen nga shteti shqiptar. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi,”-shkruan Rama. 

Gjatë mbylljes së kufirit për shkak të pandemisë disa muaj më parë, emigrantë shqiptar tentuan që të ktheheshin në Shqipëri. Shumë prej tyre u gjobitën në doganë pasi kishin kaluar afatin e qëndrimit 90 ditor në shtetin grek. Asokohe Rama doli në një komunikim live dhe u shpreh se të gjitha gjobat e vendosura do të paguheshin nga qeveria shqiptare.  

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama emigrantet gjobiten ne kufi koronavirusi ne shqiperi edi rama emigrantet gjobiten ne kufi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 16 Qershor 2020, 17:26

TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bash aka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e la të hapur mundësinë e rikthimit të karanti...

Politike 16 Qershor 2020, 14:09

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një komunikatë për qytetarët nga zyra e tij në Kryeministri ka folur për rritjen e rasteve të infektuara nga kronavirusi. ...