Bota

Rifillimi i dialogut Kosovë- Serbi më 27 qershor/ I dërguari BE-së, Lajçak: Nuk do të jem prezent gjatë takimit në Shtë

16 Qershor 2020, 17:10 Nga DOSJA
Rifillimi i dialogut Kosovë- Serbi më 27 qershor/ I dërguari

KOSOVË– I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka mbërritur ditën e sotme në Prishtinë ku dhe është takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Pas përfundimit të  takimit në një konferencë për mediat tha se ai ka mbërritur në Kosovë në emër të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të diskutuar për procesin e dialogut Kosovë –Serbi.

“Unë pres që këtë proces ta përcjellim me sukses dhe të sjellë sukses, ashtu siç ka filluar nga vitin 2011. Pata një bisedë konkrete me presidentin Thaçi për planin, për elementet, metodologjinë dhe do të vazhdojmë komunikimin tonë gjithashtu edhe me përfaqësuesit tjerë të Kosovës”, tha Lajçak.

Ndër të tjera ai ka thënë se do të shkojë edhe në Beograd për të diskutuar me autoritetet serbe për të njëjtën ccështje sakaqë ka shtuar se me shumë mundësi nuk do të jetë i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor, ku do të takohen delegacionet e Kosovës dhe të Serbisë.

Nuk e di. Por ajo që di është se Bashkimi Evropian ka punuar shumë afër me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithçka që është arritur në dialog, është rezultat i një bashkëpunimi shumë të ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Do të dëshiroja që të vazhdonim dhe shpresoj që do të kemi komunikim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në”, tha Lajçak.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci mirosllav lajçak hashim thaci mirosllav lajçak

Sondazh

Poll