Bota

Tensionohet situata në kufirin indiano-kinez, vritet një oficer policie dhe dy ushtarë të Indisë

16 Qershor 2020, 15:12 Nga DOSJA
Tensionohet situata në kufirin indiano-kinez, vritet një oficer

INDI- Një oficer policie dhe dy ushtarë indianë janë vrarë ditën e sotme në një përplasje me forcat kineze në Ladakh në rajonin e Kashmirit. Këto janë vdekjet e para në zonën e nxehtë të kufirit pas 45 viteve.

Ushtria indiane tha që zyrtarë të lartë ushtarakë nga të dy palët ishin “takuar për të zbutur situatën”, por kishin përfunduar në viktima. Përplasja vjen mes tensioneve në rritje midis dy fuqive, të cilat janë përleshur përgjatë kufirit javët e fundit, por nuk shkëmbyen zjarr. Kina nuk konfirmoi asnjë viktimë, por akuzoi Indinë për kalimin e kufirit në luginën Galëan.

Mediat e huaja kanë shkruar se zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze Zhao Lijian tha se India kishte kaluar kufirin dy herë të hënën duke provokuar dhe sulmuar personelin kinez.

Burimi:.nytimes.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota indi kine indi kine

Sondazh

Poll