Bota

Covid-19 kthen mërgimtarët në BE/ Zbulohen qindra vendkalime të paligjshme

16 Qershor 2020, 15:40 Nga DOSJA
Covid-19 kthen mërgimtarët në BE/ Zbulohen qindra vendkalime

Agjensia e Evropës për mbrojtjen e kufijve ditën e djeshme ka thënë se migrimi drejt Evropës është rritur ndjeshëm në maj pasi një numër i lartë personat kanë hyrë ne shtetet evproviane në vendkalime të paligjshme.

Numri i përgjithshëm i zbulimeve të vendkalimeve në rrugët e Evropës në maj arriti gati 4,300 nga 900 vendkalime që ishin regjistruar muajin e kaluar. Në total në muajt e parë të vitit ka pasur 31.600 vendkalime kufitare të zbuluara  6% më pak se në vitin 2019, në po në të njëjtën periudhë.

Mesdheu Lindor ishte rruga kryesore e migracionit, megjithëse numri e migrantëve ishte duke u rritur me ritmin më të shpejtë në Mesdheun Qendror dhe Ballkanin Perëndimor krahasuar me atë të vitit 2019. Në Mesdheun Lindor, pati 1.250 vendkalime që u zbuluan në maj  kryesisht të migrantëve nga Afganistani.

Në muajt e parë të vitit, numri ishte 5,500 persona tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë në 2019. Ata ishin kryesisht nga Bangladeshi, Bregu i Fildishtë dhe Sudani.

Në Ballkanin Perëndimor, më shumë se 900 migrantë u regjistruan në maj, 10 herë më shumë se në prill. Në muajt e parë të vitit 2020, numri i përgjithshëm i migrantëve në këtë rrugë u rrit me 50% krahasuar me e njëjta periudhë një vit më parë.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota be be

Sondazh

Poll