Bota

Përfundon takimi mes Miroslav Lajçak dhe presidentit të Kosovës/ Thaçi: Të bëhet sa më shpejt liberalizimi i vizave dhe

16 Qershor 2020, 16:43 Nga DOSJA
Përfundon takimi mes Miroslav Lajçak dhe presidentit të

KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi ka përfunduar takimin me  përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, ka thënë për mediat vendase se Kosova duhet të filloj me liberalizim e vizave dhe se duhet  të përmbyllet sa më shpejt me njohje reciproke mes dy shteteve.

Ndër të tjera  Thaçi ka bërë  të ditur se ata kanë dikutuar në lidhje me në çështjen e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Kosova ka një të ardhme dhe alternativë të vetme që të jetë pjesë e familjes evropiane. Diskutuam edhe për angazhimet që do ti ketë Lajcak në çështjen e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë çdo përpjekje që çon drejt normalizimit të plotë mes Kosovës dhe Serbisë është e mirëseardhur. Unë dua të besoj qe do gjë kemi veprime konkrete dhe dobiprurëse për dy popujt nga ky angazhim. Pozicioni zyrtar i shtetit të Kosovës në këtë proces është që duhet të fillojë me liberalizimin e vizave dhe duhet të përmbyllet sa më shpejt qe është e mundur me një njohje reciproke”, ka thënë Thaçi në konferencën për media.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota hashim thaci miroslav lajčák hashim thaci miroslav lajčák

Sondazh

Poll