Bota

Tragjike në Francë/ Bie nga lartësia 150 m, humb jetën alpinistja në moshën 16-vjeçare

16 Qershor 2020, 16:21 Nga DOSJA
Tragjike në Francë/ Bie nga lartësia 150 m, humb jetën

FRANCË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një 16-vjeçare alpiniste ka rënë nga një shkëmb dhe fatkeqësisht  ka humbur jetën.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se alpinistja Luce Douady ishte duke u ngjitur me miqtë e saj në alpet në  jug-lindje të Francës dhe në momentin që po ngjitej në një shkëmb ka rënë nga 150 metra.

Federata Franceze për Alpinizmin (FFME) është shprehur se Luce ishte një vajzë e apasionuar pas ngjitjeve në mal. Sakaq, FFME i ka shprehur ngushëllime familjes me anë të një postimi në rrjetet sociale.

 “Luce ishte një atlete shumë e re dhe me një të ardhme të sigurt. Ajo ishte e dashuruar pas ngjitjeve në mal. Ngushëllimet më të sinqerta familjes”, shkruan Federata Franceze për Alpinizmin.

Burimi:republicworld

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota luce douady luce douady

Sondazh

Poll