Bota

Abuzoi për 23 vite radhazi me të motrën dhe vajzat/ Dënohet me 20 vite burg  75 vjeçari në Irlandë

16 Qershor 2020, 16:47 Nga DOSJA
Abuzoi për 23 vite radhazi me të motrën dhe vajzat/ Dënohet

IRLANDË– James O’Reilly i cili ashmë është në moshën 75 vjeçare është dënuar për 20 vite burg pasi ishte abuzuar seksualisht me motrën e tij më të vogël dhe me vajzat e tij për një periudhe 23 vjeçare

Mësohet se burri i kishte bërë vajzat e vogla objekt abuzimesh të tmerrshme seksuale si dhe keqtrajtime fizike, refuzim ushqimi dhe mënyra të tjera degradimi.

Mediat e huaja kanë bërë me dije se gjatë abuzimeve mes viteve 1977 e 2000, O’Reilly përdhunoi një nga bijat e tij, duke e lënë shtatzënë, të cilën më pas e ka detyruar atë të thotë se ishte përdhunuar nga dikush tjetër.  Ai vazhdoi të abuzonte me të dhe ndaloi vetëm kur ajo e kërcënoi me thikë. Testet e mëvonshme të ADN treguan se ai ishte babai, dhe kjo u përdor kundër tij në dhënien e dënimit.

O’Reilly ishte rreth 34 vjeç kur abuzoi viktimën e tij të parë, motrën e tij 13 vjeçare. Pas disa vitesh ai nisi të abuzonte me bijën e tij, në kohën kur nëna e saj ishte në spital shtatzënë. Në vitin 1977, kur bija e tij ishte rreth tetë vjeç ai e përdhunoi në një furgon dhe i tha se nëse tregonte, do ta dërgonte për adoptim.

Burimi; BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota james o’reilly james o’reilly

Sondazh

Poll