Mbahen prej javësh në frigoriferë, zbulohet arsyeja pse Kosova nuk po i përdor testet e ardhura nga Serbia
16 Qershor 2020, 15:08Nga DOSJA
KOSOVA-Autoritetet kosovare nuk i kanë përdorur ende 1000 testet ndaj COVID-19, të dhuruara nga Serbia disa javë më parë. Prej javësh testet janë duke u mbajtur në frigoriferë. Në një deklaratë për “Gazeta Express”, ministria e Shëndetësisë, bëri me dije se testeve nuk u ka ardhur akoma rendi, prandaj nuk po përdoren.
“Për shkak se ka teste të tjera të cilat janë duke u përdorur”, kanë deklaruar shkurt zyrtarët e MSH’së.
Tashmë Kosova ka në dispozicion 10 mijë teste, ndërsa 10 mijë të tjera pritet të sigurohen gjatë kësaj jave.
“IKSHPK ka teste te mjaftueshme për momentin për të kryer testimet e nevojshme sipas indikacioneve te përcaktuara nga ky institut. Ka rreth 10 mije teste në dispozicion dhe po aq të tjera që pritet të merren këtë javë”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Testet e ardhura nga Serbia ndezën një debat publik në Kosovë, ku politikanë dhe qytetarë dolën kundër përdorimit të tyre. Ndërsa vetë ish-kryeministri Albin Kurti u shpreh se ky gjest nuk duhet të politizohet.
(g.sh/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KINË– Kina ka detyruar banorët e Pekinit që të rikthehen në karantinë pasi kryeqyteti i vendit ka shënuar një “shpërthim” rastesh të reja me koronavi...
SHBA– Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se do të tërheqë 9500 trupa amerikane nga bazat në Gjermani. Ndër të tjera, ai e ka akuzuar Gjermaninë duk...
RUSI– Në Rusi po rriten ndjeshëm nurmi i të infektuarve ku sipas autoriteteve shëndetësorë gjatë 24 orëve janë regjistruar8,248 raste të reja fdhe numri ...
GJENEVË– Në një kohë që bota po përballet me virusin vdekjeprurës Covid-19 që ka vrarë mbi 400 mijë njerëz, Organizata Botërore e Shëndetit ka ngritur a...
KOSOVË– Në Kosovë gjendja e Covid-19 ende nuk është qetësuar pasi ditë pas dite shënohen raste të reja të personave që janë infektuar. Sipas njoftimit të ...
MAQEDONIA E VERIUT- Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 8 persona dhe janë infektuar 134 të tjerë nga koronavirusi.Me bilancin e sotëm num...
PEKIN-Ndonëse Europa po rihapet dhe ka hequr prej javësh kufizimet, por në Kinë virusi po shpërthen për herë të dytë. Në 3 ditët e fundit, në ‘epiqendrën’ e ...
GJERMANI– Pas 13-vjetësh në pritje, prindërit e vogëlushes Madeleine McCann që u rrëmbye, kanë marrë një lajm të trishtë. Mediat e huaja kanë shkruar se prokuro...