Bota

E rëndë në Kosovë/ Dy fëmijë nga Malisheva bien në pus, njëri nxirret i vdekur, policia në kërkim për tjetrin

16 Qershor 2020, 15:30 Nga DOSJA
E rëndë në Kosovë/ Dy fëmijë nga Malisheva bien

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndoshur ditën e sotme në Malishevë, ku dy fëmijë kanë rënë në një pus.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë arritur menjëherë ekipet e kërkim-shpëtimit ku fatkeqësisht njëri nga fëmijët në moshën 12- vjeçare është nxjerrë i vdekur ndërsa tjetri akoma nuk është gjetur.

 “Policia me njësitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe ka njoftuar ekipet e emergjencës. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e një fëmije rreth 10/12 vjeç, i nxjerrë nga pusi. Po ashtu janë njoftuar ekipet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen edhe të një fëmije tjetër, i cili dyshohet të ketë rënë në një pus me ujë”,- tha Hoxha,

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni daut hoxha kosove daut hoxha kosove

Sondazh

Poll