Bota

Trump e konfirmon: Do të largoj trupat nga bazat në Gjermani

16 Qershor 2020, 14:43 Nga DOSJA
Trump e konfirmon: Do të largoj trupat nga bazat në Gjermani

SHBA– Presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar se do të tërheqë 9500 trupa amerikane nga bazat në Gjermani. Ndër të tjera, ai e ka akuzuar Gjermaninë duke thënë se ajo po tregohet kriminale në pagesat e saj për NATO-n dhe tha se do të vazhdonte me planin nëse Berlini nuk do të ndryshonte kurs.

“Ne po mbrojmë Gjermaninë ndërkohë që ajo po tregohet kriminele. Kjo nuk ka kuptim. Ndaj unë mendoj se do të tërheqim ushtarët tanë që andej,”-ka thënë Trump.

Trump prej kohësh është ankuar se anëtarët evropianë të NATO-s duhet të shpenzojnë më shumë për mbrojtjet e tyre.

Ambasadori i Gjermanisë në SHBA tha se trupat amerikane nuk ishin për të mbrojtur vendin por për të mbrojtur sigurinë transatlantike. Ndërkohë Trump tha se anëtarët e NATO nuk duhet të mbështeten më tek ShBA për sa i takon kostove të mbajtjes në këmbë të aleancës.

Burimi:BBC

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump shba terheq trupat nga gjermania donald trump shba terheq trupat nga gjermania

Sondazh

Poll