Aktualitet

Sherri me Brahon, Tufa kërkon ndërhyrjen e drejtësisë: Mos të ndodhë ndonjë tragjedi

2 Prill 2019, 13:33 Nga DOSJA
Sherri me Brahon, Tufa kërkon ndërhyrjen e drejtësisë: Mos

TIRANË- Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa i është përgjigjur sërish deklaratave të deputetit të PS-së, Spartak Brahos.  Braho prej dy ditësh ka shënjestruar Tufën dhe kërkon që të shkarkohet nga posti që ai mban.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Agron Tufa ka thënë se ndihet i kërcënuar nga deputeti Socialist, pas deklaratave të këtij të fundit të bëra në Komisionin e Sigurisë.

Tufa i bën thirrje drejtësisë që të ndërhyjë për të parandaluar ndonjë tragjedi, pasi sipas tij, Spartak Braho ka dënuar politikisht gjatë kohës së regjimit të Enver Hoxhës njerëz të pafajshëm, duke i mbyllur në çmendi.

Deputetin e vjetër Spartak Braho e tradhtuan nervat. Nuk e imagjinoja një sulm e kërcënim të tillë nga salla e Kuvendit në lartësitë e vitit 2019, kur gjithë shoqëria shqiptare pret të hyjë në BE. Ne jemi një Institut me status “Qendror, Shtetëror, i Pavarur”, siç e përcakton ligji ynë organik nr. 10242, i hartuar nga Parlamenti”, shprehet shkrimtari në intervistën e tij.

Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, deklaron se “Braho ka në dorë vetëm të kërcënojë e shantazhojë, të derdhë vrer dhe, pikërisht, për këtë është i rrezikshëm, paraqet rrezikshmëri të lartë sociale. Ndihemi të pambrojtur, ndaj ftoj organet e drejtësisë të merren seriozisht me të, para se të ndodhë, mos e dhëntë Zoti, ndonjë tragjedi. Sepse në këtë rast ndeshet arsyeja me verbërinë. Unë jam njeri i arsyeshëm, por po kërcënohem nga një nostalgjik i metodave kriminale të diktaturës, së cilës i ka shërbyer me zell. Sa për shkarkimin tim, Braho nuk ka asgjë në dorë. Kjo është një tjetër lajthitje e tij”.

Më tej Tufa shprehet se  deklaratat e Brahos janë një kërcënim real. “Më shumë Braho nuk mund të shprehte në sallën e Kuvendit. Pra, pasi të më shkarkojë, kemi vazhdimësinë e mesazhit kërcënues “derisa t’i thërrasë mendjes”, d.m.th., “të jetë më i ekuilibruar”. Ku? “Në veprimtarinë e tij”, etj. Pra, do vazhdosh të jesh i survejuar, i ndjekur edhe pas shkarkimit, deri sa të heqësh dorë nga veprimtaria jote. Cila veprimtari? Nga marrja me ish-Sigurimin pra… Si duket, këtyre tipave, që bënin dikur drejtësinë komuniste të Enver-Nexhmijes, u qe dhënë një pushtet i pakufishëm, të bënin me njerëzit çfarë të donin, të gjitha mizoritë dhe perversitetet. Këtë paranojë reflekton Braho, sepse njëmend iu duk vetja sikur është në parlamentin monokolor të kohës së diktaturës. Nga ana tjetër, me këtë frazë, na ngjalli kohën e klisheve dalëboje të pikut të komunizmit. A e dini si ka thënë Shën Thoma Akuinasi? “Njeriu s’është gjë tjetër përpos se gramatikë”. Gramatika shpeshherë tradhton majmunin brenda vetes”, thotë ai.

Debati mes Tufës dhe Brahos ka nisur gjatë ditës së djeshme pas një deklarate nga deputeti socialist, i cili tha në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë se po nxin historinë.

Braho u shpreh se Tufa, me punën e tij tek Instituti i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po njollos historinë e luftës Nacional-Çlirimtare dhe heronjtë e saj. (Lexo këtu) Pas përgjigjes së shkrimtarit dje, Braho ka reaguar sërish sot duke thënë se Tufa është një spurdhiak. (Lexo këtu)

Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK) u aprovua nga Parlamenti i Shqipërisë me Vendim nr 10242 ne 25 shkurt 2010 si “institut qendror publik i pavarur” dhe ka statusin e personit ligjor. Eshte i financuar me buxhetin e shtetit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet agron tufa debati tufa braho krimet e komunismit spartak braho agron tufa debati tufa braho krimet e komunismit spartak braho

Sondazh

Poll