Aktualitet

Pas e kërcënoi mori armën për të vrarë kreun e ALUIZNI-t, parandalohet vrasja në Kukës, arrestohet 40-vjeçari

2 Prill 2019, 10:43 Nga DOSJA
Pas e kërcënoi mori armën për të vrarë kreun e

Kukës- Në Kukës është parandaluar një ngjarje e rëndë pasi një 40-vjeçar me armën e gjahut do të vriste pas një debati,  kreun e ALUIZN-it Vladimir Spahiun. 

Policia sqaron se shtetasi P.H., vjeç 40 kishte kërcënuar 46-vjeçarin Vladimir Sahiun për shkak të detyrës  dhe më pas kishte shkuar në banesë për të marrë  armën e gjahut, me të cilën do të qëllonte punonjësin.

Me pas 40-vjeçari kishte shkuar për të takuar sërish Spahiun por kjo  ngjarje u ndalua nga policia. Policia arrestoi 40-vjeçarin dhe sekuestroi armën e gjahut. 

Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë, parandalon një ngjarje të rëndë kriminale. Arrestohet në flagrancë autori, si dhe i bllokohet arma e gjahut.

Eshtë marrë informacion se një shtetas ka kërcenuar shtetasin V.S, për shkak të detyrës, menjëherë strukturat e Policisë të Komisariatit dhe DVP Kukës kanë vlerësuar informacionin dhe organizuar punën, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit;

-P.H., vjeç 40, banues në Kukës.

Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi P.H., ka kërcënuar shtetasin V.S., vjeç 46, banues në Kukës, për shkak të detyrës, dhe është larguar në banesë për të marrë armën e gjahut të cilën e posedonte me leje, ku është rikthyer përsëri, duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet p.h 40-vjeç kërcënohet 46-vjeçari v.s parandalohet vrasja në kukës arrestohet p.h 40-vjeç kërcënohet 46-vjeçari v.s parandalohet vrasja në kukës

Sondazh

Poll