Aktualitet

Mbyllen guroret në Krujë, pronarët përplasen me Klosin: Pse na i dhatë lejen? Ministri: Po jo mo vlla, se gjërat do ndodhi

2 Prill 2019, 10:46 Nga DOSJA
Mbyllen guroret në Krujë, pronarët përplasen me Klosin: Pse

KRUJË- Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi ishte sot në terren ku mori pjesë dhe pa nga afër

Janë 12 gurore që do të mbyllen, dhe 26 furra gëlqereje që janë prishur. Gjatë inspektimit, Klosi ka replikuar me pronarët e tyre të cilët kanë shprehur revoltën se ishte shteti që ua dha lejen për të shfrytëzuar këtë zonë.

Ata nuk pranojnë të zhvendosen në vend tjetër, ndërsa disa prej tyre janë shprehur se kanë aplikuar për zhvendosje por Ministria nuk i ka marrë për bazë kërkesat e tyre.

Replikat e plota

Pronari: Pse ma dhe lejen, të mos ma jepje.

Klosi: Dëgjo tani këtu, cila është vendimmarrja tani. Është zonë e mbrojtur, s’ka më gurore këtu.

Pronari: Ore jemi dakord, por deri në njëfarë kohe.

Klosi: Jo, të bëje atë që ka bërë Ministria

Pronari: E kam çuar kërkesën, ka 1 vit

Klosi: Hajd se do vemi bashkë ta marrësh sot, të ndihmoj unë ta marrësh për 1 ditë. Se kështu e kanë në Shqipëri, mendojnë se gjërat nuk do ndodhin, po jo mo vëlla se gjërat do ndodhin.

12 subjektet që ju pezullua sot aktiviteti

1 Frenki Shpk

2 Zhukjo shpk

3 Salillari shpk

4 Kegli – Duri shpk

5 GPA Konstuksion

6 Kastrioti shpk

7 LOTI shpk

8 Vega shpk

9 Makaresh shpk

10 Santara shpk

11 PRISKA shpk

12 Babasi COO

26 furra gëlqereje dhe 12 gurore janë të prekura nga vendimi i qeverisë, pasi kanë shkatërruar pyjet dhe ambientin në malin e Krujës. Vendi i përngjan një gërmadhe, ndërkohë që ndikimi i tyre në habitat ka qenë fatal.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blendi kolosi guroret ne malin e krujes pronaret e guroreve blendi kolosi guroret ne malin e krujes pronaret e guroreve

Sondazh

Poll