Aktualitet

Shkarkohet nga detyra kreu i Hetimit Tatimor të Fierit, Bardhyl Tafa

2 Prill 2019, 11:02 Nga DOSJA
Shkarkohet nga detyra kreu i Hetimit Tatimor të Fierit, Bardhyl Tafa

Fier- Nga detyra është shkarkuar kreu i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor në Fier, Bardhyl Tafa. Mësohet se ai është shkarkuar dy ditë më parë por ende nuk dihet arsyeja e këtij shkarkimi.

Tafa drejtoi për dy vjet Drejtorinë Rajonale të Hetimit Tatimor në Fier që administronte gjithë jugun e vendit.

Pak muaj më parë emri i tij erdhi në vëmendjen e medias  pas denoncimit të ish-kryeminstrit Sali Berisha i cili shkruante: “Narkodrejtori i piktorit deshtak, pasi ha dhe pi kerkon dhe ryshfet! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”

Në faqen e tij Berisha publikoi mesazhin e një qytetari nga Saranda, i cili pretendonte se Drejtori i Hetimit Tatimor, Bardhyl Tafa, bashkë me shoferin e tij, pasi kanë ngrënë në një restorant i kanë  kërkuar 500 mijë lekë ryshfet pronarit .

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet drejtoria rajonale fier shkarkohet bardhyl tafa drejtoria rajonale fier shkarkohet bardhyl tafa

Sondazh

Poll