Aktualitet

Zv.ambasadorja amerikane: Reforma për drejtësi po ecën para, do ngrihen SPAK dhe Byroja e Hetimit

2 Prill 2019, 09:56 Nga DOSJA
Zv.ambasadorja amerikane: Reforma për drejtësi po ecën para, do

Tiranë- Zv-ambasadorja e SHBA-së në vendin tonë Leyla Moses-Ones në takimin e zhvilluar te ministria e Brendshme u shpreh se shteti amerikan po këshillon prokurorët shqiptarë për të luftuar krimin e organizuar në vend.

Ajo theksoi se Reforma në Drejtësi po ecën shumë mirë dhe se nga KLP do të ngrihen edhe dy organet e reja të hetimit Byroja e Hetimit dhe SPAK.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të sjellë Byronë e Hetimit dhe SPAK-un për të luftuar krimin e oranizuar dhe për të ecur me reformën në Drejtësi.  Shtetet e Bshkuara të Amerikës mbështetin të gjitha institucionet e reja të Shqipërisë, të gjitha ato që janë të gatshme të luftojë krimin e organizuar në vend. Po këshillojmë prokurorët shqiptarë në punën e tyre. Shkurtazi Reforma për Drejtësi po ecën para, dhe nuk do të ndalet.

Ditën e sotme, në Ministrinë e Brendshme u zhvillua një takim ku në fokus ishte puna për modernizimin e Policisë së Shtetit. I pranishëm ishte edhe ministri Sandër Lleshaj, i cili u shpreh se Policia e Shtetit qendron në krah të Reformës në Drejtësi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lufta kundër krimit zv-ambasadorja e shba-së në vendin tonë leyla moses-ones lufta kundër krimit zv-ambasadorja e shba-së në vendin tonë leyla moses-ones

Sondazh

Poll