Aktualitet

Kush është gjyqtari i dosjes “Babale”, Kastriot Gramshi lejoi ekstradimin e Nezar Seitit

2 Prill 2019, 10:15 Nga DOSJA
Kush është gjyqtari i dosjes “Babale”, Kastriot Gramshi

Tiranë- Për çështjen “Babale”, është përcaktuar gjyqtari i çështjes pas një përgjedhje me short. Mësohet se gjyqtari është Kastriot Gramshi.

Për dosjen “Babale” pas hetimeve, Prokuroria  ka kërkuar të gjykohen me akuzën për kallëzim të rremë katër persona, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, Albert Veliu i njohur si Babalja, Fredi Alizoti, i dyshuar si personi që aktroi zërin e Agron Xhafajt dhe gazetari Jetmir Olldashi.

Kush është Kastriot Gramshi, gjyqtari i çështjes ‘Babale’?

Vitin e kaluar Këshilli i Lartë i Drejtësisë në dhjetor të 2018, nisi hetimet për gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Kastriot Gramshin, pasi ky i fundit kishte dhënë vendim për ekstradimin e  të ashtuquajturit“financierit” të Habilajve, Nezar Seiti për në Itali.

KLD njoftoi: Ka nisur hetimi disiplinor ndaj gjyqtarit për lejimin e ekstradimit për shtetasin shqiptar Nezar Seiti. Gjyqtari dyshohet për shkelje të rënda profesionale që diskreditojnë rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit”. Nezar Seiti u ekstradua në Itali me firmën e Ministres së Drejtëssië, Etilda Gjonaj që u bazua vetëm në vendimin e Kastriot Gramshit.

Seiti është një ndër 10 të pandehurit e grupit të Gabilajve që hetohe nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri ashtu edhe nga prokuroria e Katanias në Itali. Nezar Seiti u prangos në tetor 2017 për llogari të Italisë dhe një hetimi të Prokurorisë së Krimeve të Rënda së bashku me Armando Koçerrin. Nezar Seiti është ekstraduar në Itali në Janar 2018 dhe fillimisht u vendos në një burg në Romë i veçuar nga të pandehurit e tjerë mes tyre Moisi Habilaj.

 J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet albert veliu dosja babale ervin salianji fredi alizoti gjyqtari kastriot gramshi jetmir olldashi nazer seiti albert veliu dosja babale ervin salianji fredi alizoti gjyqtari kastriot gramshi jetmir olldashi nazer seiti

Sondazh

Poll