Aktualitet

Gjykoi çështjen e Tahirit/ Kreu i Apelit Petku në ‘sitën’ e Vettingut, probleme me pasurinë e babait

2 Prill 2019, 11:36 Nga DOSJA
Gjykoi çështjen e Tahirit/ Kreu i Apelit Petku në

TIRANË– Kryetari i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Fehmi Petku ka zhvilluar ditën e sotme seancën dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Trupa gjykuese është e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko, ndërsa Petku është paraqitur pa avokat mbrojtës në seancë.

Lidhur me hetimit në tre shtyllat e Vetting-ut,  nga hetimet e bëra nga ILDKPKI-ja  rezulton se kryegjyqtari i Apelit ka bërë deklarim të rremë dhe ka fshehur pasurinë.

Përveç hetimeve të ILDKPKI-së, KPK ka zhvilluar hetime të pavarura nga të cilat pasuria e kryegjyqtarit Petku nuk është justifikuar.  

Në deklarimin e tij të pasurisë, Pektu shkruan se pasuria që ka është e trashëguar nga babai i tij, i cili gjithashtu nuk e justifikon atë.

Si pasuri të tij, Pektu ka deklaruar: truall 272 m blerë nga babai i tij; 1/4 e një banesë të ndërtuar në këtë truall; 1/4 e një sipërfaqeje 700 m2; 1/4 e një sipërfaqeje 2000 m2; 1/4 truall 16 mijë m2 blerë nga babai në 1996. Pasuri që sipas tij e ka të trashëguar nga i ati. 

Duke qënë se kryegjyqtari prententon se pasurinë e ka të trashëguar nga babai, u hetua edhe pasuria e tij.

Sipas hetimeve të KPK rezulton se  Petku në vitin 1999 ka gjykuar një dosje për Vehbi Alimuçën, ish-kreun e firmës piramidale VEFA, kohë kur babai i tij kishte marrëdhënie interesi. Gjithashtu edhe babai i Petkur nuk e justifikon pasurinë.

Kryegjyqtari i Apelit, Fehmi Petku njihet si një nga tre gjyqtarët që çoi në Apel çështjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit. Pas kthimit të pasaportës, Petku i hoqi ish-ministrit edhe masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet fehmi petku kpk saimir tahiri vettingu fehmi petku kpk saimir tahiri vettingu

Sondazh

Poll