Bota

OBSH ngre alarmin: Nipah është virusi më vdekjeprurës sesa Covid-19

16 Qershor 2020, 13:46 Nga DOSJA
OBSH ngre alarmin: Nipah është virusi më vdekjeprurës sesa

GJENEVË– Në një kohë që  bota po përballet me virusin vdekjeprurës Covid-19 që ka vrarë mbi 400 mijë njerëz,  Organizata Botërore e Shëndetit ka  ngritur alarmin për një tjetër virus të rrezikshëm. Sipas OBSH “Nipah”, është një ndër viruset i cili është potencialisht më shumë vdekjeprurës sesa Covid-19 që po përjetojmë prej fillimit të 2020.

Ky lloj virusi raportohet të jetë identifikuar për herë të parë në vitet 1998-1999 gjatë një epidemie në mesin e fermerëve të derrave në Majlazi dhe Singapor ku kishte rreth 700 raste, por 50 deri në 75 % e atyre që ishin të infektuar nuk i bënë dot ballë virusit.

Ndërkohë kjo përhapje e këtij virusi,  mendohet se e ka burimin nga lakuriqët Pteropus.

Ndërsa rrugët e mundshme të transmetimit NiV  janë konsumimi i frutave të ndotura me pështymen e lakuriqëve të infektuar, kontaktin e drejtpërdrejtë me lakuriqët e infektuar ose transmetimi nga njerëzit  përmes kontakteve të ngushta të pa mbrojtura.

Teksa po bëhen afro 6  muaj  nga përhapja e virusit Covid-19, ende  nuk është gjetur një vaksinë, dhe kjo është një nga arsyet pse miliarderi Bill Gates, themeluesi i Microsoft, ka dhuruar një miliard dollarë për të parandaluar këtë virus, për të cilin ekspertët thonë se mund të jetë një nga shkaqet e pandemive të ardhshme.

Nipah mund të jetë një nga ata që janë përgjegjës për shpërthime aq serioze sa ato të COVID-19, SARS, Ebola ose Zik.

OBSH shpjegon se infeksioni i virusit Nipah (NIV) është një sëmundje e kafshëve që mund të transmetohet rastësisht te njerëzit që shkakton simptoma të rënda si te kafshët ashtu edhe tek njerëzit.

Raportohet se NIV u zbulua për herë të parë gjatë një shpërthimi të sëmundjes që u shpall në Malajzi në 1998. Pritësi i ndërmjetëm ishte atëherë derri. Megjithatë , në shpërthimet pasuese të NIV nuk ka pasur pritës të ndërmjetëm. Në Bangladesh, në 2004, personat e prekur kontraktuan infeksionin pasi konsumuan farat e hurmave të kontaminuara nga lakuriqet e frutave të infektuar.

Disa nga simptomat që shkakton Nipah tek të infektuarit janë ethet, kolla, dhimbje koke, gulçim dhe shenja gripi që mund të çojnë në dëmtim të trurit.

Burimi: cadenaser.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 lakuriqët pteropus majlazi nipah organizata boterore e shendetit singapor covid-19 lakuriqët pteropus majlazi nipah organizata boterore e shendetit singapor

Sondazh

Poll