Bota

“Ndihem i turpëruar kur flas për njohjen e Kosovës”, Vuçiç për takimin me Trump mbi dialogun: Nuk do të grindemi me G

16 Qershor 2020, 14:15 Nga DOSJA
“Ndihem i turpëruar kur flas për njohjen e Kosovës”,

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka regaguar pas ftesës që i ka bërë Presidsenti amerikan Donald Trump sa i përket dialogut me Kosovën.  Lideri serb ka deklaruar se Serbia gjendet para në periudhe jo të lehtë, por që do të dijë të luftojë për interesat shtetërore dhe kombëtare.  Kjo ka qenë një përgjigje ndaj pyetjes së gazetarëve në Çaçak, lidhur me takimin e përfaqësuesve të Serbisë dhe të Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, më 27 qershor, të cilin e ka paralajmëruar i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell.

“Kam turp që t’i përgjigjem pyetjes nëse Serbia do ta njohë Kosovën në prag të Vidovdanit, festa kombëtare e Serbisë. Kam turp, sepse thotë më shumë rreth tyre. Nuk do të jetë kurrë në axhendën tonë. Ai flet për ato që kanë bërë të tjerët.”– u shpreh Vuçiç.

Presidenti serb theksoi se jemi duke kaluar një periudhë të vështirë, e cila do të fillojë me ardhjen e Mirosllav Lajçak.

“Kam biseduar me Putinin dje, kemi pasur një diskutim të gjatë. Një ditë pas zgjedhjeve, Lajçak po vjen në Beograd, një ditë pas kësaj unë jam do të shkoj në Moskë. Dy ditë pas kësaj, ne duhet të biem dakord se cili delegacion do të shkojë në Uashington. Disa ditë pas, unë mendoj se do të ketë disa takime më të rëndësishme për të cilat nuk mund të flasim tani. Ne do të përpiqemi t’i mbrojmë me sukses interesat tona kombëtare .”- tha ai.

Ndër të tjera Vuçiç ka thënë që temë e takimit nuk do të jetë pranimi i pavarësisë së Kosovës, por ekonomia, si dhe ka rikujtuar që në kuadër të bisedimeve me zyrtarët ndërkombëtarë, pritet vizita në Serbi e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, vizita e vet Vuçiç në Moskë dhe biseda me presidentin rus Vladimir Putin.

“Pres bisedim të mirë me Lajçakun, si dhe një vizitë të mirë në Rusi. Do të shohim, së pari, nëse shqiptarët do të respektojnë atë që ka thënë Grenell lidhur me moskandidimin në institucionet ndërkombëtare, sepse mos harroni që më herët (presidenti i Kosovës, Hashim) Thaçi këtë nuk ka dashur kurrë ta pranojë. Unë e kam bërë këtë ofertë katër vjet dhe për katër vjet kam insistuar për këtë, sepse fushata kundër nesh ka qenë e tmerrshme dhe për katër vjet ata nuk kanë dashur ta pranojnë këtë. Tashmë jemi informuar se ata kanë pranuar. Edhe deri më tash kemi folur për ekonominë dhe jo për çështjet tjera. Unë mendoj që këtu po luhet një lojë e madhe ndërkombëtare ndërmjet lojtarëve të mëdhenj. Ne jemi të vegjël këtu, ne edhe shqiptarët. Nuk e kemi problemin që të bisedojmë. Atë që e shoh unë si problem është që nuk ka zgjidhje substanciale, esenciale, e cila do të ishte njëjtë e pranueshme ose e papranueshme për të dyja palët.”- u shpreh Vuçiç para gazetarëve në Çaçak.

Më tej lideri serb tha se mes SHBA-së dhe Gjermanisë është një  konflikt i madh politik, por Serbisë i nevojitet Amerika edhe Gjermania si aleate. Por kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç  deklaroi në Çaçak që bisedimet me autoritetet e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë janë ekskluzivisht për ekonominë.

“Përderisa kemi tema të rënda politike që duken si të pamundura për t’u zgjidhur, ne duhet në mënyrë paralele të punojmë për atë që të përmirësojmë kualitetin e jetës së të gjithë njerëzve, qofshin ata serbë, shqiptarë ose ndonjë i tretë.  Gjithçka që kemi biseduar me ambasadorin Grenell, pra, linja ajrore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ‘Autostrada e paqes’ nga Nishi deri në portin e Durrësit, për të cilin ne së shpejti do ta shpallim tenderin për trasenë nga Nishi deri në Ploçnik, linja hekurudhore.  Ne e përshëndesim këtë agjendë dhe mendojmë se është e rëndësishme.”-u shpreh Brnabić.

Burimi: B92.net

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic ana brnabic dialogu kosoves serbi hashim thaci mirosllav lajçak vladimir putin aleksandar vucic ana brnabic dialogu kosoves serbi hashim thaci mirosllav lajçak vladimir putin

Sondazh

Poll