Bota

Vdes nga koronavirusi 74-vjeçarja në Kosovë, shkon në 34 numri total i viktimave

16 Qershor 2020, 13:14 Nga DOSJA
Vdes nga koronavirusi 74-vjeçarja në Kosovë, shkon në 34

KOSOVË– Në Kosovë gjendja e Covid-19 ende nuk është qetësuar pasi ditë pas dite shënohen raste të reja të personave që janë infektuar.  Sipas njoftimit të autoriteteve të një 74-vjeçare me koronavirus ka vdekur në Kosovë. Autoritet e Shëndetit në vend njoftojnë se jetën e humbi një paciente e shtruar në Klinikën Infektive.

Në këtë mënyrë numri i viktimave në vend ka shkur në 34. Po ashtu, njoftohet se gruaja ishte nga komuna e Rahovecit, dhe se kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese përveç infektimit nga koronavirusi.

Njoftimi i Plotë:

Klinika Infektive e QKUK-së ka bërë të ditur se sot më 16. 06. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka vdekur pacientja N. D. (1946) nga Komuna e Rahovecit. Ajo ishte pranuar në Klinikën Infektive më 5 qershor dhe përveç infeksionit me COVID -19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Nga 53 pacientët e infektuar me Covid 19: 33 raste janë në gjendje stabile; 20 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve një rast në gjendje të rëndë është duke u trajtuar në Repartin e Mjekimit Intensiv të Klinikës Infektive. Në pritje të rezultateve janë 3 pacientë, ndërsa 1 pacient i cili rezultoi negativ në testimet e fundit për COVID- 19 vazhdon trajtimin në klinikë. Sot lirohet nga klinika një paciente e shëruar nga infeksioni me COVID- 19.

Ndërkohë  kujtojmë se deri më tani në Kosovë janë regjistruar në total 34 viktima dhe mbi 1.600 persona janë infektuar që prej fillimit të shpërthimit të pandemisë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll