Bota

Deputeti në Maqedoninë e Veriut fiton betejën me koronavirusin: Ju që vazhdoni të mos besoni se virusi ekziston…

16 Qershor 2020, 11:20 Nga DOSJA
Deputeti në Maqedoninë e Veriut fiton betejën me koronavirusin:

MAQEDONI E VERIUT- Koronavirusi nuk ka kursyer as liderët në mbarë botën, ku shumë prej tyre janë infektuar dhe ja kanë dalë në betejën me këtë virus vdekjeprurës. Kështu ka ndodhur edhe me deputetin e LSDM-së në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Zekiri i cili ditën e sotme ka njoftuar se ka fituar betejën me Covid-19, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe.

Ky lajm është bërë me dije nga vet deputeti, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë, se është shëruar plotësisht si edhe ka falënderuar mjekët që u kujdesën për të dhe familjen e tij.

Ndër të tjera Zekiri shkruan se familja e tij ka kaluar një sprovë të madhe, të cilën nuk do t’ia kishte uruar as armikut të tij më të madh.

“Dua të bëj një falënderim të veçantë për mjekët dhe personelin e klinikës së infektivit. Për ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë gjithçka për ne: dr.Ilirin, dr.Milena ,dr.Fadilin dr.Ana stafin tjetër mjekësor të palodhurat Rejhani, Vesna, Elana, Kiki, Suhejla, Fisniku, Nuredini, Velimiri e shumë të tjerë të cilët 24 orë vazhdojnë të jenë në shërbim të pacientëve në repartin e infektivit.”–  shkruan ai.

Më tej deputeti i LSDM-së ka bërë një mesazh të fortë, për të gjithë ata që nuk besojnë se koronavirusi ekziston, që të ndërgjegjësohen dhe të kujdesën për veten dhe familjarët e tyre.

“Ju që vazhdoni të mos besoni se virusi ekziston dhe ende keni qasje joserioze ndaj COVID19 është koha e fundit të vetëdijesoheni dhe të shpëtoni veten dhe të afërmit tuaj duke marrë një qasje serioze ndaj situatës alarmante në të cilën po kalojmë si shoqëri. Dëshiroj asnjë nga Ju asnjëherë të mos përballeni me atë me të cilën u sprovova unë dhe familja ime. Këtë gjithsesi nuk do t’ia kisha uruar as armikut më të madhe. Ndërsa atyre shpirtligëve të cilët më uronin mua dhe familjes time përfundim fatal, do t’ju uroj që Zoti të paktën një herë në jetë tua mundësojë ndjenjën e të qënurit njeri.”- ka deklaruar ai.

 Kujtojmë se Maqedonia e Veriut i shkak i shtimit të rasteve të reja ka shtyrë sërish ditën e djeshme gjendjen e jashtëzakonshme edhe për  8  ditë të tjera. Ndërkohë deri më tani në të gjithë territorin e Maqedonisë kanë vdekur  193 pacientë me koronavirus, ndërsa të infektuar numërohen në total 4.157.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut muhamed zekiri koronavirusi ne maqedonine e veriut muhamed zekiri

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2020, 07:54

GJENEVË– Një kohë që rastet e reja sa vijnë dhe shtohen në mbarë botën, udhëheqësi i  Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka b...