Bota

Arrihet marrëveshja/ 400 milionë doza të vaksinës për Covid-19 do shpërndahen falas në Europë në fund të 2020

16 Qershor 2020, 11:02 Nga DOSJA
Arrihet marrëveshja/ 400 milionë doza të vaksinës për

LONDËR– Në mbarë botën prej muajsh, studiues dhe ekspertë të shëndetësisë po punohet për krijimin e një vaksine  kundër Covid-19, por ende  nuk ka asnjë rezultat përfundimtar.

Së fundmi shtetet më të fuqishme europiane kanë nënshkruar marrëveshjen për të dorëzuar dhe shpërndarë në fund të vitit 2020, 400 milionë doza vaksine falas.

Ndërkohë sipas ekspertëve, vaksina është e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe do të prodhohet nga kompania farmaceutike “AstraZeneca” e cila ka synim të prodhojë 2 miliardë vaksina.

Megjithatë sipas mediave të huaja, studiuesit deri më tani thonë se  vaksina deri tani është në një fazë të përparuar eksperimentale në mbrojtje të njerëzve nga Covid-19 për 1 vit.

Shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të  2019 e në mars të 2020 në mbarë  botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 8,128,490  persona. Ndërkohë 439,427  të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19  e kanë fituar 4,242,261 qytetarë.

Burimi: Vbb

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2020, 07:54

GJENEVË– Një kohë që rastet e reja sa vijnë dhe shtohen në mbarë botën, udhëheqësi i  Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka b...