Bota

E zhdukur para 13-vitesh/ Prokurori gjerman zbulon se Maddie McCann ka vdekur: Nuk mund të tregojmë më shumë informacione

16 Qershor 2020, 11:47 Nga DOSJA
E zhdukur para 13-vitesh/ Prokurori gjerman zbulon se Maddie McCann ka vdekur:

GJERMANI– Pas 13-vjetësh në pritje, prindërit e vogëlushes Madeleine McCann që u rrëmbye, kanë marrë një lajm të trishtë. Mediat e huaja kanë shkruar se prokurorët gjermanë u kanë shkruar prindërve të Madeleine McCann për t’u thënë atyre që ajo ka vdekur.

Por ata nuk kanë pranuar të zbulojnë sesi arritën të zbulonin sesi arritën të merrnin këto informacion, duke insistuar se çdo informacion i publikuar mund të rrezikonte hetimin e të dyshuarit Christian Brueckner.

Prokurori gjerman, Hans Christian Wolters, i cili po udhëheq çështjen, dje deklaroi se nuk mund të ndante provat kryesore me oficerët ose policinë e “Scotland Yard” ose policinë në Portugali.

“Ne kemi prova konkrete se i dyshuari ynë e ka vrarë Madeleine. Ne jemi afër jush.”- tha prokuri duke i’u referuar 43-vjeçarit Christian Brueckner që është i dënuar për pedofili dhe i arrestuar në Milano në 2018.

Kujtojmë se deri më tani vogëlushja Madeleine McCann, ishte konsideruar e zhdukur pas denoncimit të prindërve të saj, nga autoritet britanike dhe portugeze.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota christian brueckner hans christian wolters madeleine mccann christian brueckner hans christian wolters madeleine mccann

Sondazh

Poll

Bota 16 Qershor 2020, 07:54

GJENEVË– Një kohë që rastet e reja sa vijnë dhe shtohen në mbarë botën, udhëheqësi i  Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka b...