Bota

Kina sërish në “luftë” me Covid-19/ Konfirmohen 40 raste të reja në 24 orët e fundit, Pekini rivendos karantinën

16 Qershor 2020, 12:04 Nga DOSJA
Kina sërish në “luftë” me Covid-19/ Konfirmohen 40

PEKIN-Ndonëse Europa po rihapet dhe ka hequr prej javësh kufizimet, por në Kinë virusi  po shpërthen për herë të dytë. Në  3  ditët e fundit, në ‘epiqendrën’ e Covid-19 situata nuk është aspak e qetë. Kjo sepse me regjistrimin e rasteve të reja Pekini ka ndërmarrrë menjëherë masat e izokimit të vendit.

Të paktën 40 raste të reja janë shënuar vetëm në 24 orët e fundit si shkak i koronavirusit  ku  27  prej tyre janë regjistruar në Pekin. Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës njoftoi se numri i të infektuarve në Pekin nga 12 qershori ka shkuar në 106.

Ndër të tjera në njoftimin zyrtar theksohet se shumica e rastveve lidhen me tregun në kryeqytet, ndërsa tre raste janë regjistruar në një treg tjetër që është vendosur në karantinë. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe raste të vdekjes që mund të lidhen me COVID-19.

Tashmë autoritetet kineze ndaluan braktisjen e vendqëndrimit të banorëve në afërsi të tregut në të cilin ka ardhur deri te përhapja e infektimit, ndërsa në Pekin taksistët ndalohen të eksportojnë pasagjerë nga Pekini, kurse në transportin publik është kufizuar numri i pasagjerëve.

Për shkak të shtimit të rasteve, Qeveria kineze ka  vendosur për herë të  dytë kufizime për udhëtim në kryeqytet. E nga ana tjetër masat që ka ndërmarrë Pekini  janë vendosur në kuadër të  frenimit të rasteve të reja  me koronavirus.

U duk se Pekini dhe e gjithë Kina kishte fituar luftën me koronavirusin,por rastet e reja kanë rritur sërish  shqetësimin e qytetarëve dhe autoriteteve në vend.

Burimi:  TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë rikthehet virusi ne pekin koronavirusi në kinë rikthehet virusi ne pekin

Sondazh

Poll