Politike

Rama ‘shtrëngon rripin’, jep urdhrin: S’ka më grumbullime politike, Policia do bëjë detyrën, fola dhe me ekspertët

16 Qershor 2020, 13:48 Nga DOSJA
Rama ‘shtrëngon rripin’, jep urdhrin: S’ka më

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të fillojnë sërish ndëshkimet për shkelësit e rregullave të koronavirusit. Në fjalën e tij, Rama tha se pas konsultimeve me ekspertët do të ndalohen të gjitha grumbullimet politike dhe do të ndëshkohen nga Policia e Shtetit. 

Gjithashtu në fjalën e tij, kreu i qeverisë, Rama paralajmëroi se ndëshkime deri në heqje lirie do te ketë edhe për bizneset dhe për qytetarët që nuk do të zbatojnë rregullat. 

Pasi kam folur me ekspertët dhe ministren e Shëndetësisë iu bëj me dije se nuk do të lejojmë më asnjë lloj grumbullimi, qoftë edhe politike. Liria e shprehjes s’ka qënë kurrë e diskutuar. Grumbullimet nuk do të lejohen më. Policia do të bëjë detyrën pa bërë asnjë dallim. Kush merr pjesë në grumbullime në grupime më të mëdha sesa numrat e lejuar do të penalizohet. Bizneset që nuk zbatojnë protokollet nuk do të tolerohen më. Përveç gjobave do të rrezikojnë edhe humbjen e lirisë. Qytetarët do të lëvizin lirisht por do të penalizpohen nëse kapen në shkelje në hapësirat publike. Të më ndjeni por kështu jo më,”-tha Rama. 

Kjo deklaratë dhe të tjera, kryeministri Edi Rama i bëri nga zyra e tij në Kryeministri. Në fjalën e tij, Rama u shpreh se mund të konsiderohet një mbyllje e dytë nëse rastet vijojnë të shtohet. Gjithashtu ka dhënë urdhër që të ndalohen të gjitha grumbullimet, edhe ato politike.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 16 qershor 2020 koronavirusi ne shqiperi mbyllja e dyte nga koronavirusi edi rama edi rama 16 qershor 2020 koronavirusi ne shqiperi mbyllja e dyte nga koronavirusi

Sondazh

Poll