Politike

Meta dekreton dy ligje, shtyhet pagesa e tatim fitimit për bizneset dhe merret huaja nga FMN

16 Qershor 2020, 10:28 Nga DOSJA
Meta dekreton dy ligje, shtyhet pagesa e tatim fitimit për bizneset dhe

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar shpalljen e dy ligjeve që ishin në tavolinën e tij të punës prej disa ditësh. Në një njoftim për mediat, Presidenca bën me dije se është ligji nr. 68/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 18, datë 23.4.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat””, të ndryshuar”.

 

Ky akt ka mundësuar shtyrjen e afateve të parapagimit të kësteve të tatimit mbi fitimin të vitit 2020, duke mbështetur bizneset në drejtim të administrimit të likuiditeteve. Këto masa vlerësohen si të nevojshme për rehabilitimin e subjekteve të prekura si pasojë e pandemisë së COVID-19, veçanërisht të bizneseve të vogla, me qarkullim nën 14 milionë lekë.

Po ashtu tashmë është në fuqi dhe ligji nr. 70/2020 “Për miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nëpërmjet instrumentit të financimit të shpejtë (RFI)”.

Sipas Presidentit ky akt vjen si një masë mbështetëse nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, përmes një instrumenti të financimit të shpejtë, po në përballim të pasojave që ka krijuar në ekonomi pandemia e COVID- 19.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta dekreton 2 ligje shtyhet pagesa e tatim fitimit ilir meta meta dekreton 2 ligje shtyhet pagesa e tatim fitimit

Sondazh

Poll