Politike

Basha nuk pyet për COVID-19, sot u regjistruan 82 raste të reja, por kreu i opozitës vijon takimet në Kamës

16 Qershor 2020, 11:20 Nga DOSJA
Basha nuk pyet për COVID-19, sot u regjistruan 82 raste të reja, por

KAMËZ- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takime me banorët dhe bizneset në Kamëz. Në disa foto të publikuara nga fotografi Agim Rama, Basha shihet i rrethuar nga qytetarët dhe shoqërohet nga ish-kreu i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.

Sipas fotografit Rama, kreu aktual i Bashkisë Kamëz Rakip Suli e ka ftuar në zyrë, por Basha nukk a pranuar dhe ka vijuar me axhendën e tij.

Këto takime të kreut të opozitës bëhet në një kohë kur në Shqipëri situata me COVID-19 është kritike dhe vetëm sot janë regjistruar 82 raste. Por koronavirusi duket se nuk e ka ndalë Bashën, i cili është shprehur se do vijojë takimet për të dëgjuar hallet e popullit.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agim rama basha ne kamez lulzim basha agim rama basha ne kamez lulzim basha

Sondazh

Poll