Politike

Tabaku humbi gjyqin me Veliajn, Rama: Shpif e gënjen njësoj si shokët, PD këtë gjë e ka prioritet

16 Qershor 2020, 13:26 Nga DOSJA
Tabaku humbi gjyqin me Veliajn, Rama: Shpif e gënjen njësoj si

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që ka shpallur fajtore Jorida Tabakun për shpifje. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se Tabaku shpif dhe gënjen njësoj si shokët. Më tej ai shton se Partia Demokratike e ka prioritet numër 1 që të shpif. 

Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: SHPIF SHPIF SE DIÇKA MBETET! Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish,që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje! Bashkëngjitur vendimi“, shkruan Rama. 

Më herët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka shpallur fajtore ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për shpifje ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata, Tabaku, krahas përgënjeshtrimit që duhet të bëjë ndaj Veliajt, duhet të pagujë edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh, shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike denohet per shpifje jorida tabaku edi rama jorida tabaku denohet per shpifje jorida tabaku edi rama jorida tabaku

Sondazh

Poll