Politike

Gjykata shpall fajtore Tabakun për shpifje ndaj Veliajt, ish-deputetja: U qëndroj deklaratave të mia, aferën e kanë parë t

16 Qershor 2020, 12:05 Nga DOSJA
Gjykata shpall fajtore Tabakun për shpifje ndaj Veliajt, ish-deputetja: U

TIRANË– Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka shpallur fajtore ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku për shpifje ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas vendimit të dhënë nga Gjykata, Tabaku, krahas përgënjeshtrimit që duhet të bëjë ndaj Veliajt, duhet të pagujë edhe një gjobë prej 500 mijë lekësh, shpenzimet gjyqësore dhe ato avokatore. 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e kishte paditur Tabakun për shpifje, pas deklaratave që kjo e fundit ka bërë në lidhje me  çështjen e Unazës së Re, ku ish-deputetja deklaronte se projekti i Unazës së Madhe është një projekt korruptiv i Veliajt dhe kryeministrit Rama, duke i akuzuar ata për ndryshimin e planit për përfitime personale.  Tashmë Tabaku do të duhet ta përgënjeshtrojë këtë lajm.

Muaj më parë, ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi u dënua nga Gjykata e Tiranës, pasi humbi gjyqin për shpifje ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas verdiktit të gjykatës, ish-deputetja e PD-së, i detyrohet t’i paguajë një dëmshpërblim moral prej 1 milion lekësh kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Me këto para, Veliaj deklaroi se ka blerë kompjutera, ndërsa Vokshi e përgënjeshtroi duke publikuar dokumentin e përgënjeshtrimit dhe shtoi se çështja është në apel.

Pak kohë më parë, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se lekët e dëmshpërblimit për çdo gjyq të fituar me deputetët e PD do të shkojnë direkt në “Fondin e Edukimit”. Nuk dimë të themi nëse Tabaku do të ndjekë rrugën e Vokshit, apo do të pranojë vendimin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj gjykata padit tabakun jorida tabaku erion veliaj gjykata padit tabakun jorida tabaku

Sondazh

Poll